• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
176 FËMIJË SHQIPTARË TË ZHDUKUR/ Alarmi nga Anglia: Rrezik trafikimi për…
Home
Breaking News

176 FËMIJË SHQIPTARË TË ZHDUKUR/ Alarmi nga Anglia: Rrezik trafikimi për…

25 January, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Nga 200 fëmijë azilkërkues që janë zhdukur nga hotelet e ofruara nga qeveria britanike, 176 apo 88% ishin shqiptarë sipas ministrit britanik Simon Murray.

Sipas Euractiv, kjo deklaratë ngjalli zemërim në Tiranë për mungesën e përgjegjësisë nga autoritetet britanike dhe për faktin se ata nuk janë njoftuar.

“Home Office nuk ka fuqi të mbajë në këto hotele fëmijët e pashoqëruar azilkërkues dhe ne e dimë se disa prej tyre zhduken, edhe pse një pjesë e të zhdukurve janë gjurmuar më pas”, tha ai përpara ligjvënësve në parlamentin britanik.

“Emigrantët shqiptarë nga Britania do të deportohen në Ruandë”/ Avokatët: Nuk do të zbatohet për azilkërkuesit
OJQ-të vendase kanë dhënë vazhdimisht alarmin për fëmijët që zhduken dhe rrëmbehen nga hotelet e ofruara prej Home Office për t’i mbajtur ata të sigurtë. Philip Ishola, shefi ekzekutiv i organizatës kundër trafikimit të fëmijëve Love146, pohoi për The Guardian se ata janë ofruar disa herë të bënin vlerësimin e këtij akomodimi, por kërkesat e tyre fillimisht janë refuzuar, e më pas, janë injoruar krejtësisht.

“Kjo gjë vazhdon prej më shumë se një viti; ështe e qartë se ka pasur me kohë shqetësime serioze për sigurinë e të miturve në këto hotele. Që atëherë, Home Office është paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se fëmijët po zhduken, potencialisht për t’u trafikuar dhe shfrytëzuar, megjithatë këto shqetësime janë injoruar”, u shpreh ai.

Raportohet se të zhdukurit mund të rrezikohen nga trafiku pasi makina janë parë pranë hoteleve ku thuhet se fëmijët janë marrë nga rruga. Daniel Sohege, Drejtori i Stand For All, një organizatë mbrojtëse e të drejtave të njeriut kritikoi ashpër qeverinë britanike, duke thënë se nuk ka bërë gjë tjetër vecse ka sulmuar shqiptarët, duke anashkaluar ndërkohë faktin që të miturit shqiptarë janë një nga grupet më të rrezikuara të trafikimit të fëmijëve.

Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri (CRCA) i tha EURACTIV se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka detyrime sipas ligjit për t’i mbrojtur ata dhe ngriti pyetjen nëse kjo indiferencë, i detyrohet faktit që janë të huaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËNGËTARI GREK NESËR NË TIRANË/ Veliaj: Ju mirëpresim të gjithëve nesër në Pallatin e Kongreseve
Previous article LUFTA NË UKRAINË/ Zelensky ‘mirënjohës’ për tanket Leopard 2 nga Gjermania, por paralajmëron: Sasia dhe koha...

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT PËRBALLË MINISTRISË SË JASHTME, NË TIRANË/ Dy mjete përplasen me njëra-tjetrën Aktualitet

AKSIDENT PËRBALLË MINISTRISË SË JASHTME, NË TIRANË/ Dy mjete përplasen me njëra-tjetrën

51 DITË TUBIM NË KRYEQYTET/ Nis grumbullimi i protestuesve në shesh, pritet marshimi drejt Kryeministrisë Aktualitet

51 DITË TUBIM NË KRYEQYTET/ Nis grumbullimi i protestuesve në shesh, pritet marshimi drejt Kryeministrisë

I KËRKUAR NGA AUTORITETET SHQIPTARE/ Kapet i fshehur në një hotel biznesmeni italian, pritet ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë Aktualitet

I KËRKUAR NGA AUTORITETET SHQIPTARE/ Kapet i fshehur në një hotel biznesmeni italian, pritet ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT