Protesta “ 5 orëshe” e opozitës ka pasur një jehonë edhe në arenën e mediave ndërkombëtare.
Megjithatë më shumë sesa për kauzën që mbronte, protesta u “njoh” nga veprimet e paprecedenta që bënë protestuesit.
“Washington Post” në një artikull të sajin ka shkruajtur: Protestuesit tentuan të shkatërrojnë derën kryesore të ndërtesës së qeverisë në kryeqytetin në kryeqytetin e Tiranës dhe thyen një vepër arti, por nuk mundën të hynin brenda ndërtesës.
Rama i kërkoi falje falje artistit gjerman Carsten Holler, i cili ishte krijuesi i një skulpturë në formë “kërpurdhe”.
Artikulli i plotë:
Mijëra mbështetës të opozitës shqiptare u përleshën me policinë këtë të shtunë në një protestë anti- qeveritare, duke protestuar ndaj atyre që pretendojnë se është një kabinet i korruptuar dhe jo efikas.
Protestuesit kërkonin që që qeveria të jepte dorëheqjen dhe të mbahen zgjedhjet e parakohshme.
Tubimi u realizua nga Partia Demokratike, e forcës së djathtë.
Në një intervistë me “The Associated Press” përpara tubimit, udhëheqësi i demokratëve, Lulzim Basha, tha se mbështetësit e tij duan që qeveria të japë dorëheqjen, të vendoset një kabinet i përkohshëm dhe të mbahen zgjedhjet e parakohshme.
Protestuesit hodhën fishekëzjarre dhe objekte të tjera, shpërthyen nëpër rradhët e policisë, ndërsa po përpiqeshin të hyni në zyrën e kryeministrit socialist Edi Rama.
Ata tentuan të shkatërronin derën kryesore të ndërtesës së qeverisë në kryeqytetin në kryeqytetin e Tiranës dhe thyen një vepër arti, por nuk mundën tyë hynin brenda ndërtesës.
Për sa përket dëmtimmit të veprës së artit nga protestuesit, Rama i kërkoi falje falje artistit gjerman Carsten Holler, I cili krijoi një skulpturë në formë “kërpurdhe”
Ndërkohë që kryeministri Rama këtë të shtunë ishte në një takim me qytetaret në qytetin e jugperëndimoir të Vlorës.
Ministri I brendshëm Sandër Lleshaj u kërkoi udhëheqësëve politikë që të distancohen nga dhuna.
Përgatiti: AlpeNews.al