Prezenca e OSBE-së ka bërë thirrje për përmbajtje nga çdo akt dhune i mëtejshëm kundër Kryeministrisë dhe çdo lloj prone publike apo private.
Përmes një deklarate zyrtare ndër të tjera OSBE nënvizon:
“Prezenca e OSBE-së bën thirrje për përmbajtje nga çdo akt dhune i mëtejshëm kundër kryeministrisë dhe çdo lloj prone publike apo private.
Përshkallëzimi i dhunës së rrugës sot përbën një shkelje të parimeve të protestës demokratike paqësore. Nxitësit dhe autorët e dhunës mbajnë përgjegjësi për incidentet e sotme.
Ne do të vijojmë të mbështetim të gjitha aktet e protestës demokratike dhe paqësore, si pjesë e përkrahjes sonë të palëkundur për demokracinë në Shqipëri.“, nënvizon OSBE.