Lëvizja Socialiste për Integrim festoi dje 15 vjetorin e krijimi të saj.
Në një ceremoni mbajtur në “Pallatin e Kongreseve, fill pas fjalimit të kryetares Monika Kryemadhi, të gjithë u drejtuan drejt festës ku emra të politikës dhe medias në vend nuk munguan.
Nga Partia Socialiste i pranishëm ishte kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i cili u fotografua duke bërë gëzuar me Kryemadhin.
Nga ana tjetër, veç Presidentit të Republikës Ilir Meta i cili siç konfirmuan burimet e ka shmangur ftesën në pervjetorin e partisë që krijoi vetë, ajo që ra në sy ishte edhe mungesa e kreut të opozitës Lulzim Basha.
Ky i fundit, ndonëse shprehet se me LSI ka marrëdhenie e interesa të ngushta qëllimin e vetëm, rrëzimin e Ramës, duket ka zgjedhur të mos qendrojë pranë aleatit më të rëndësishëm që ka.
/AlpeNews.al