• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
15 MILIONË LEKË NGA SKEMA MBËSHTETËSE/ Baxhoja në Boboshticë, Rama: Standarde europiane në prodhimin e djathit (VIDEO)
Home
Politikë

15 MILIONË LEKË NGA SKEMA MBËSHTETËSE/ Baxhoja në Boboshticë, Rama: Standarde europiane në prodhimin e djathit (VIDEO)

14 July, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Baxhoja e djathit në  Boboshticë të Korçës prodhon djathë me standarde europiane dhe synimi është që djathi feta të eksportohet në tregjet ndërkombëtare.

Kryeministri Edi Rama ka vizituar fermën e përpunimit të qumështit “Shaka Boboshticë”, në Korçë, e cila, përmes mbështetjes financiare të programit të zhvillimit rural ka investuar në pajisje për modernizimin e teknologjisë prodhuese, si dhe të cilësisë së produktit final, djathit në disa varietete të ndryshme. Kjo kompani e cila bashkëpunon edhe me rreth 400 fermerë të zonës për grumbullimin e qumështit, zotëron sot një pjesë të konsiderueshme të tregut vendas, ndërsa synon që në të ardhmen të eksportojë edhe në tregjet rajonale.

“Synimi është që produkti feta të eksportohet në tregjet ndërkombëtare. AZHBR ka investuar me një shumë prej 15 milionë lekësh në skemën mbështetëse. Jemi përpjekur që me përzgjedhjen e projekteve fokus t’iu japim atyre projekteve që shtojnë standardin e cilësisë për produktet finale te konsumatori,” shprehet drejtorja e AZHB-së, Frida Krifca.

“Me ndihmesën e AZHBR-së, arritëm në standardet europiane,” pohon investitori duke shtuar se kompania e cila sot është vetëm në vitin e parë të saj, do të vijojë rritjen në vitet në vazhdim. 

Kryeministri Rama e vuri theksin te formalizmi i tregut të shitjes së qumështit dhe nënprodukteve të tij, në funksion, jo vetëm të rritjes së përfitimeve të fermerëve, por edhe të cilësisë së produktit final që shkon te konsumatori.

“Është e rëndësishme edhe për t’i lidhur me pikat e përpunimit, që të mos i shesin në rrugë,” theksoi ndër të tjera Kryeministri.

Me mbështetjen nga fondet shtetërore investitori ka modernizuar ambientet e baxhos për tu përafruar me standardet, rregullat dhe praktikat më të mira të Bashkimit Europian, si dhe ka rritur kapacitetet prodhuese dhe forcën punëtore.

Nëpërmjet programit mbështetës të zhvillimit rural synohet evidentimi i produkteve lokale tradicionale të çdo zone, drejt një ekonomie lokale të konsoliduar. Mbështetja financiare ndihmon prodhuesit e vegjël në rritjen e kapaciteteve prodhuese, plotësimin e standardeve dhe siguruar cilësi, për të mundësuar që këto produkte të gjenden kudo. Në të njëjtën kohë fuqizohen zonat rurale, nëpërmjet orientimit të investimeve në këto zona. 

ERTV Live😊: Korçë, Boboshticë – Aty ku tanimë prodhimi i djathit kryhet me standarde europiane, dhe pritet të kapërcejë edhe kufijtë vendas. Përmes mbështetjes financiare të projekteve të kësaj natyre, rrisim sigurinë në tregun e shitjes së qumështit dhe nënprodukteve të tij🤝

Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 14. Juli 2019

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article S'MJAFTOHET ME DE LIGT/ Juventus synon të "rrëmbejë" mesfushorin e "Los Blancos"...
Previous article RRËFIMI I DUKËS SË MONTEPENSIER-IT/ Pse e mora Ismail Qemalin në Vlorë dhe çfarë ndodhi gjatë udhëtimit në Brindisi. Ja kush e shoqëroi

k.autor

Postime të ngjashme

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë Breaking News

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI) Aktualitet

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI)

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge... Politikë

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT