• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
15 MIJË PAUND PËR TË SHKUAR NË ANGLI/ Kapet 19-vjeçari nga Burreli dhe falsifikuesi i letrave
Home
Aktualitet
Kronikë

15 MIJË PAUND PËR TË SHKUAR NË ANGLI/ Kapet 19-vjeçari nga Burreli dhe falsifikuesi i letrave

31 August, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Goditet një tjetër rast i kalimit të paligjshëm të kufirit me dokumente false nga Shqipëria me destinacion Anglinë kundrejt 15 mijë paundëve. Dy persona janë arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga policia. Të arrestuarit janë; V. L. 52 vjeç, lindur dhe banues në Mamurras dhe H. N. 19 vjeç, lindur dhe banues ne Burrel.

Sipas policisë nga hetimet ka rezultuar se 52-vjeçari me inicialet V. L. rezident në Itali, pasi kishte siguruar paraprakisht dokumente të falsifikuara italiane me gjeneralitetet e një personi tjetër, ka ardhur në Shqipëri dhe ka pajisur me këto dokumente 19-vjeçarin me inicialet H. N.

Pas pajisjes me këto dokumente 52-vjeçari do ta shoqëronte 19-vjeçarin nga aeroporti i Rinasit, transit drejt aeroportit të Venecias me destinacion final në aeroportin e Luttonit, në Mbretërinë e Bashkuar, kundrejt përfitimit 15 000 paund britanikë.

Por ëndrra e 19-vjeçarit për të shkuar në Angli dhe e 52-vjeçarit për të përfituar shumën e konsiderueshme është prerë në mes, pasi janë zbuluar dhe arrestuar. Ndërkohë që u bë shpallja në kërkim e një tjetër personi me inicialet A.L. i dyshuar si bashkëpunëtor. Në vitin e fundit janë realizuar disa goditje të trafikut të paligjshëm të shqiptarëve në Angli, por edhe SHBA  e Kanada.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshem të kufirit”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ËSHTË ZYRTARE/ Futbollisti i Milanit transferohet tek klubi i Serie A... (FOTO)
Previous article SI ASNJËHERË MË PARË/ Ardit GJEBREA zbulon kur nis "Kënga Magjike" dhe super ndryshimet e bëra (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës Aktualitet

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT