• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
140 FAQE ARGUMENTE! Gjykata zbardh pas 39 ditësh vendimin e dënimit të Saimir Tahirit
Home
Politikë

140 FAQE ARGUMENTE! Gjykata zbardh pas 39 ditësh vendimin e dënimit të Saimir Tahirit

28 October, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka shfrytëzuar të gjithë afatin ligjor, në limitin e tij, për të zbardhur vendimin e dënimit ndaj ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, vendim i marrë më 19 shtator. 39 ditë pritje, kanë bërë që tre gjyqtarët Flora Hajredinaj,  Ardit Mustafaj dhe Irena Gjoka të dalin me 140 faqe vendim të zbardhur, përmes të cilit e dënuan ish-ministrin Tahirime 3 vite shërbim prove dhe 3 vite pa të drejtë për të ushtruar funksione publike. Dënimi u mor vetëm për shpërdorim detyre, ndërsa ranë akuzat e trafikut të drogës në bashkëpunim dhe grup të strukturuar kriminal, mbi të cilat prokuroria kishte kërkuar që Tahiri të dënohej me 12 vite burg.

Vendimi me 140 faqe është dorëzuar këtë të hënë në sekretarinë e Gjykatës. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se pritet të dilet me një vendim nëse argumentet e gjykatës do të bëhen publike ose jo, pasi nga sa mësohet, ka të dhëna konfidenciale, dhe emra dëshmitarësh.

Pas dy vitesh hetime, nga nëntori i 2017-ës, Gjykata për Krime të Rënda rrëzoi të gjitha akuzat e ngritura duke e dënuar vetëm për shpërdorim detyre, një vendim prej të cilit, ai nuk do të bëjë asnjë ditë burg!

Vendimi i Gjykatës

Gjykata e dënoi Tahirin me 5 vite burg për këtë akuzë të re që në gjuhën juridike quhet, kualifikim i veprës penale: Shpërdorim të detyrës. Por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3.4 vite burgim. Edhe këtë dënim, gjykata vendosi ta konvertojë në 3 vite shërbim prove, periudhë në të cilën ish-ministri nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale. Po ashtu, për 3 vite, ish-ministri Tahiri nuk duhet të ushtrojë funksione publike.

“Beteja” Prokurori-Tahiri ne Apel

Saimir Tahiri u detyrua të ankimojë vendimin e dënimit në Gjykatën e Apelit, ende pa pasur në dorë vendimin e zbardhur të gjykatës, për të mos djegur afatin 15 ditë pas vendimit për ankimim të vendimit. Pas veprimit të Tahirit më 3 tetor, një ditë më pas, më 4 tetor, prokuroria për Krime të Rënda ankimoi vendimin e Gjykatës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRAU MËSUESEN PËR 50 EURO/ Ajo do shkonte te parukierja e në mbrëmje…
Previous article NGA MIQËSIA ME SHBA TE PENGMARRJA ME BE/ Rama flet ashpër dhe përmend Kosovën: S’është hera e parë që...

k.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll Breaking News

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll

ORË TMERRI NË HIMARË/ Disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike Aktualitet

ORË TMERRI NË HIMARË/ Disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike

RAMA NË ITALI PËR FORUMIN NË CERNOBBIO/ Sot në panel bashkë me kryeministrin kroat Plenković për “Mesdheun e zgjeruar” Politikë

RAMA NË ITALI PËR FORUMIN NË CERNOBBIO/ Sot në panel bashkë me kryeministrin kroat Plenković për “Mesdheun e zgjeruar”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT