• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
14-VITE NON GRATA NË GREQI/ Marin Mema: Më trajtuan si terrorist
Home
Aktualitet
Kronikë

14-VITE NON GRATA NË GREQI/ Marin Mema: Më trajtuan si terrorist

25 November, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gazetari i Top Channel, Marin Mema, ka folur në “Top Story” sa i përket non-gratës që i është vendosur nga Greqia në vitin 2012.

Ai shprehet se nuk mund ta çojë dot këtë çështje deri në Strasburg, pasi në gjyqet greke nuk e lejojnë të kalojë shkallët përkatëse.

Ai gjithashtu flet dhe për shumë persona të tjerë që janë non-grata nga Greqia për disa arsye që ai i përshkruan si absurde.

“Në 2026 hyj në vitin e 14-të. Jam përpjekur ta çoj në gjykatë. Kam kontaktuar një avokat, por nuk të lënë në Greqi të kalosh shkallët përkatëse që ta çosh deri në Strasburg, sepse e dinë që në Strasburg e humbin. Nuk futesh fare në procedurë për t’i kaluar këto shkallë. Duhet të kalosh shkallët në shtetin përkatës që ta kalosh në Strasburg.

Unë kam të njëjtin kryq. Në vendet e tjera qeshnin kur i thoja se lidhej me një qëndrim për Greqinë. Ajo që nuk kemi përmendur saç duhet është që kjo histori nuk është ndalur asnjëherë. Kur jam shpallur non-grata në vitin 2012, bashkë me mua në atë kohë janë shpallur non-grata edhe dy të tjerë që ishin me mua.

Pak muaj më parë është shpallur një aktivist non-grata se tha ‘Rroftë Çamëria’ kur erdhi Mitsotakis. Kjo gjë nuk është ndalur. Vazhdon.

Një djalë kishte bërë foto në Çamëri me fëmijën e tij dhe bashkëshorten. E morën në komisariat dhe i thanë: ‘Të ka çuar Marin Mema’. Ai djalë nuk jetonte në Shqipëri. Jetonte në Suedi. I ka ndodhur shumë personave.

Mua kjo non-grata nuk më ka kushtuar asgjë, sepse kjo nuk e bllokon të vërtetën. Ti mund të bllokosh Marinin, por nuk bllokon të vërtetën të dalë në sipërfaqe. Kjo i ka dhënë më shumë zë zërit të së vërtetës. Unë habitem pse nuk ka një reagim të vërtetë.

Asnjëherë nuk është mbajtur një qëndrim serioz për ta adresuar këtë çështje. Futem në vitin e 14-të. A thua se jam ky terrorist i madh që në vend të kallashnikovit kisha stilolapsin”, tha Mema

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E MASAKRUAN NË MAKINË/ Vritet këngëtarja 22-vjeçare në Los Angeles
Previous article RRITEN SËRISH TENSIONET/ Venezuela: Avionë ushtarakë amerikanë fluturuan mbi Detin e Karaibeve

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT