Kryeministri Edi Rama ka mbërritur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit ku po festohet Dita e Verës, i shoqëruar nga deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla, nga ministrja e Arsimit Evis Kushi si dhe nga kryebashkiaku Gledian Lllatja. Kryeministri Edi Rama ka bërë disa ndalesa në stendat e vendosura nga bashkia.


