• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
14 MAJI/ Celibashi regjistron koalicionin “Bashkë fitojmë”, por heq siglën e PD-së së Berishës
Home
Politikë

14 MAJI/ Celibashi regjistron koalicionin “Bashkë fitojmë”, por heq siglën e PD-së së Berishës

18 March, 2023 s.autor Breaking News, Politikë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi regjistroi koalicionin “Bashkë fitojmë”, por duke hequr nga ky koalicion siglën PD me kryetar Sali Berishën.

Celibashi u shpreh se PD-ja nuk ka shprehur vullnet për t’u bërë pjesë e këtij koalicioni dhe si e tillë, sigla PD e Berishës nuk mund të jetë pjesë e koalicionit “Bashkë fitojmë”.

Në këtë mënyrë ky koalicion do të jetë i përbërë vetëm nga tre parti, PL, PBDNJ dhe PDK.

DEBATI

Altin Kaziaj (përfaqësues i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’): Kemi paraqitur kërkesën sipas asaj që është parashikuar në kod. Kërkesa mban të gjitha kërkesat e nevojshme për regjistrimin e koalicionit. Kërkojmë regjistrimin e koalicionit “Bashkë fitojmë”.

Indrit Sefa (përqafuesi i PD): Partia Demokratike nuk ka bërë asnjë koalicion. Është përdorur emri, karakteristikat dhe logo e Partisë Demokratike nga persona të paautorizuar dhe të palegjitimuar. Komisioneri duhet të konstatojë se kjo marrëveshje është bërë në mashtrim të ligjit dhe në mashtrim të zgjedhësve. Nuk e di kush është personi që i është drejtuar KQZ-së. Komisioneri ka të gjitha detyrimet ligjore për të marrë masa dhe për të vënë në vend këtë shkelje të dispozitave ligjore. Kërkesa duhet rrëzuar për sa kohë që marrëveshja është një dokument i domosdoshëm për regjistrimin në KQZ.

Altin Kaziaj (përfaqësues i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’): Kodi Zgjedhor flet për marrëveshje të dy a më shumë partive. Me shumë respekt për ju zoti Komisioner, të vazhdojmë më tej me kërkesën tonë.

Indrit Sefa (përqafuesi i PD): Nëse lexoni vendimin e KAS-it thotë që “vendimi hyn në fuqi menjëherë”. Unë jam përfaqësues i përhershëm i PD-së pranë KQZ-së. PD nuk ka bërë asnjë marrëveshje për lidhjen e koalicionit zgjedhor dhe nuk ka depozituar asnjë marrëveshje të tillë. Subjektet që kanë firmosur në emër të PD-së, nuk janë përfaqësues të Partisë Demokratike.

Celibashi: Ajo që thotë përfaqësuesi i PD-së që nuk kemi bërë asnjë marrëveshje…

Kaziaj: Ju që thoni ‘përfaqësuesi i PD’ ende nuk e keni regjistruar PD-në në zgjedhje.

Celibashi: Indrit Sefa përfaqëson PD-në në KQZ. Prej gati 1 viti është përfaqësuesi i PD-së dhe sa kohë nuk ka një dokument që provon të kundërtën, vazhdon të jetë përfaqësuesi i PD-së në KQZ. Mungon vullneti i PD-së për të qenë pjesë e këtij koalicioni. E njëjta situatë ka qenë edhe në shkurt 2022. Në konkluzion dhe në analizë të të gjithë çfarë përmenda do regjistrojmë koalicionin “Bashkë Fitojmë” me 3 parti, PL, PBDNJ dhe PDK.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ELEMINIMI I LAZIOS NGA CONFERENCE LEAGUE/ Përplasje mes Sarrit dhe Igli Tares
Previous article GODITET LINJA E TRAFIKUT TË DROGËS NGA SHQIPËRIA NË GREQI/ Sekuestrohen 74 kg marijuanë

s.autor

Postime të ngjashme

SHISNIN ARMË ZJARRI E MUNICIONE/ Goditet grupi kriminal në zemër të Tiranës, 4 të arrestuar, 2 në kërkim Aktualitet

SHISNIN ARMË ZJARRI E MUNICIONE/ Goditet grupi kriminal në zemër të Tiranës, 4 të arrestuar, 2 në kërkim

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT