• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
14 DITË NË “LUFTË” ME ZJARRET NË VLORË/ Nën kontroll flakët në Gjormë dhe Gumenicë. Ja situata në Karaburun
Home
Breaking News

14 DITË NË “LUFTË” ME ZJARRET NË VLORË/ Nën kontroll flakët në Gjormë dhe Gumenicë. Ja situata në Karaburun

6 August, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në ditën e 14 të ‘luftës’ me flakët, fatmirësisht, mëngjesin e sotëm situata në Vlorë duket më e qetë. Zjarret janë vënë nën kontroll në fshatrat Gjormë dhe Gumenicë, ku po punohet për shuarjen e vatrave të fundit që kanë ngelur.

Po ashtu edhe në Karaburun situata është nën kontroll, ku po punohet për shuarjen e disa vatrave të vogla të zjarrit, ndërsa shpresat e zjarrfikësve dhe ushtrisë të angazhuar në terren janë edhe te kushtet e motit, pasi një erë e fortë do të ndryshonte të gjithë situatën, duke i dhënë vrull flakëve.

Me një situatë të tillë Vlora u përball një ditë më parë, ku flakët morën përmasa të frikshme në fshatrat Gjormë dhe Gumenicë. Zjarret dogjën 3 banesa në Gjormë, disa stane e bagëti, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Flakët u përhapën nga era në brenda pak minutave, ndërsa menjëherë Ministria e Mbrojtjes dha urdhër për evakuimin e fshatrave. Për neutralizimin e situatës ndërhynë 2 helikopterë, 2 zjarrfikëse dhe 40 ushtarë të Forcave të Armatosura.

Dramatike ishte situata një ditë më parë edhe në Karaburun, për shkak se era e fortë përhapi flakët dhe pezulloi punën e forcave zjarrfikëse dhe ndërhyrjen nga ajri. Flakët vajtën deri në kufi me Parkun e Llogarasë, por fatmirësisht nuk u prek nga flakët.

Ditën e sotme pritet të vijnë në vend dy helikopterë nga Holanda dhe një nga Çekia, që iu përgjigjën kërkesës së BE për të ndihmuar vendin tonë në ‘betejën’ me flakët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I NDODH E PAPRITURA/ I riu nga Kosova kapet "mat" duke vjedhur portofolat e dy pushuesve në Jalë
Previous article NUK KA QETËSI/ Pas zjarreve Turqia dhe Greqia shkunden nga tërmetet. Ja magnitudat

s.autor

Postime të ngjashme

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë Aktualitet

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë

GRABITET BANESA NË FINIQ/ I marrin 6 800 eurot që kishte kursyer për operacionin, e moshuara dyshon te… Aktualitet

GRABITET BANESA NË FINIQ/ I marrin 6 800 eurot që kishte kursyer për operacionin, e moshuara dyshon te…

ME SHALL TË ZI DHE KOKORE NË KOKË/ Ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit Aktualitet

ME SHALL TË ZI DHE KOKORE NË KOKË/ Ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT