• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
137 KG KOKAINË/ “Na kanë vendosur çip”, si e zbuluan trafikantët rrengun. Policia e zëvendësoi kokainën me gips
Home
Breaking News

137 KG KOKAINË/ “Na kanë vendosur çip”, si e zbuluan trafikantët rrengun. Policia e zëvendësoi kokainën me gips

29 September, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Rruga që kanë ndjekur kontenierët me 137 kg  kokainë nga Ekuadori deri në Portin e Pireut, ësh- të kontrolluar vazhdimisht nga porositësit e drogës, pasi brenda pakove ishte vendosur pajisje GPS mjaft e sofistikuar, që në nisje.

Ardi Veliu, gjatë konferencës për shtyp  Ardian Bega, duke marrë pakot me kokainë  Më tej, rruga deri në Portin e Durrësit e deri sa ra në gjurmët e dy prej pritësve që u arrestuan, është vëzhguar edhe nga Policia, por njëkohësisht edhe nga trafikantët. Në momentin që oficerët e Policisë kanë vendosur që të bëjnë zëvendësimin e pakove të kokainës me oriz dhe gips, kanë parë që brenda tyre kishte edhe GPS.

Megjithatë nuk e kanë  hequr transmetuesin, pasi gjithçka do të kuptohej nga personat që fshiheshin pas kësaj ngarkese. Por, përveç trensmetuesit të tyre, efektivët e Policisë kanë vendosur edhe  vetë GPS, për të qenë në të njëjtën linjë. Burime nga grupi hetimor thanë se pakot e izoluara edhe me pjesë gome, ishin ndarë në 4 kontenierë frigoriferikë që transportonin banane.

Gjatë ndërhyrjes në Portin e Pireut, në Greqi, ku  kishin shkuar edhe oficerë shqiptarë kundër Krimit të Organizuar, është vendosur që të vihej në zbatim metoda  speciale e dorëzimit të kontrolluar.

Në këtë formë, është  vendosur që kontenierët të lejoheshin të mbërrinin në destinacion dhe përveç GPS-së së trafikantëve, janë shtuar  edhe GPS-të e Policisë. Më parë, grupi i oficerëve, në për- bërje të të cilit kishte shqiptarë dhe grekë, bënë peshimin e  drogës që rezultoi të ishte 137 kg.

DOREZIMI I KONTROLLUAR

Pasi kontenierët u nisën me anije nga Porti i Pireut në  drejtim të Portit të Durrësit, nisi edhe operacioni për dorëz- imin e kontrolluar të ngarkesës me drogë. Nga hetimet e  kryera, vëzhgimi në terren, por dhe verifikimi i kamerave të sigurisë, rezulton se në Portin e Durrësit ka hyrë fillimisht një automjet me targa franceze. Pasi kjo makinë futet në Port, shfaqet në pamjet e kamerave edhe Gentian Malindi, i  cili përdor një kartë për të hyrë në terminal, duke kryer çekinin.

Më pas, Malindi i afrohet makinës dhe qëndron aty  për pak kohë. Nga ana tjetër, i arrestuari Ardian Bega, punonjës i sigurisë së Portit, sipas grupit hetimor ka  shpërqendruar një nga rojet që ishte në shërbim, duke i ofruar pije alkoolike. Peshkatari, Altin Myslihaka, i punësuar  nga i kërkuari Gentian Malindi, ka lëvizur në drejtim të kon- tenierit, ku është filmuar duke futur disa pako me drogë në  një çantë.

I arrestuari Ardian Bega ka treguar se në mo- mentin që kanë hipur në makinën e blerë në Roskovec në  muajin gusht, Gentian Malindi i ka kërkuar punëtorit të tij, shtetasit Altin Myslihaka, që ta prekte njërën nga pakot nëse shtypej apo jo.

Më pas, i ka kërkuar që ta çajë dhe në këtë  moment ka parë që në pako nuk kishte kokainë, por oriz. Sapo ka kuptuar rrengun, Gentian Malindi u ka kërkuar dy personave të tjerë që të mos flisnin, duke u thënë: “Na kanë vendosur çip.”. Pikërisht në këtë moment, pakot janë hedhur në rrugë, afër Shkëmbit të Kavajës, para një hoteli.  HETIMET  Gjatë hetimeve të deritanishme rezulton se dy shtetasit e arrestuar dhe personi i shpallur në kërkim ishin pritësit e kësaj lënde narkotike në Durrës.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, tha se këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë në Portin e Durrësit, duke shfrytëzuar faktin që kishin akses në hyrjen dhe daljen në Port, bënë të mundur nxjerrjen e një sasie të lëndës narkotike nga kontenieri. Më pas, bënë dërgimin e saj në  një zonë të sigurt që ata mendonin, por që është sekuestruar nga Policia gjatë operacionit.

Të gjitha veprimet e kryera  nga shtetasit e mësipërm ishin të mbikëqyrura nga strukturat e Policisë së Shtetit, të cilët bënë të mundur sekuestrimin  e të gjithë lëndës narkotike, arrestimin e dy shtetasve dhe shpalljen në kërkim të një tjetri, për veprat penale “Trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike, e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TURPI NUK MBARON NË "SAN SIRO"/ Lojtari Castrovilli ndëshkon "Kuqezinjtë, ja "PERLA" (VIDEO)
Previous article LIVE/ Po luhet ndeshja Milan-Fiorentina. Rezultati 1-3

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT