Presidenti Meta reagoj sërish ditën e sotme ku i bëri dhe njëherë thirrje partive politike që të regjistrohen në datën 13 Tetor.
Në një status të gjatë në rrjet, Meta u shkruan:” Ende kemi mundësi t’i shfrytëzojmë këto ditë, për të realizuar zgjedhje në 13 tetor 2019, si një detyrim, jo vetëm ligjor, por edhe si domosdoshmëri për të mos i mbajtur zero shanset që Shqipëria t’i çelë negociatat për anëtarësim me BE në 18 tetor 2019″.
Ajo që mesa duket ende nuk ka kuptuar Presidenti, është se tani kjo date është një kartë e djegur për shkak se ka mbaruar afati i regjistrimit të partive politike që ishte me 4 gusht.
Të vetmet parti të cilat donin të regjistroheshin ishin LSI- PR dhe PAA-ja por edhe këto parti nuk u regjistruan pasi nuk u mblodh KQZ-ja për shkak se anëtarët ishin me pushime.
Kreu i PD-s Lulzim Basha nuk pranoi të shkonte në zgjedhjet e caktuar nga presidenti Meta wdhe pse tha se i njihte ato si legjitime.
Duket se presidenti Meta ka ngelur i vetëm në këtë luftë me qeverinë dhe të vetmen forcë që ka është bllokimi i dekreteve. Këto të fundit duket se ka vendosur ti bllokojë të gjitha.
Pra, kjo lëvizje që nisi presidenti i vetëm dhe duket se do mbyllet ashtu vetëm.
Me përjashtim të Petrit Vasili, i cili pas reagimeve të Metës nxiton gjithmonë të japë mbeshtetjen e tij për 13 tetorin…
/AlpeNews.al


