• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
13 QERSHORI/ Kryesia e PD-së miraton 4 kandidatura për kryetarin e ri. Në garë Basha, Kadilli, Shehaj dhe Harxhi
Home
Politikë

13 QERSHORI/ Kryesia e PD-së miraton 4 kandidatura për kryetarin e ri. Në garë Basha, Kadilli, Shehaj dhe Harxhi

23 May, 2021 Delo.autor Breaking News, Politikë

Kreu aktual i PD Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi dhe Agron Shehaj janë 4 kandidatët zyrtarë për kryetarin e ri të PD-së të votuar unanimisht nga kryesia për të hyrë në garë.

Ibsen Elezin nga Grupimi ‘Për PD’ nuk i kaloi filtrat e kryesisë së PD dhe kriteret e komisioni zgjedhor. Të skualifikuar janë edhe Admir Mulaj, Edmond Vrapi, Mirjan Jashanllari, për shkak se nuk kanë plotësuar kriteret e vendosura. Në mbledhjen e Kryesisë mungoi kreu demokrat, Lulzim Basha. Mësohet se Basha nuk ka marrë pjesë në mbledhje për të mos ndikuar në vendimarrje.

Report Tv bën me dije se edhe ish-diplomati Mujo Buçpapaj e kishte dorëzuar kandidaturën, por ai është dorëhequr për arsye personale.

Për të marrë miratimin e kryesisë këto kandidatë duhet të përmbushin disa kushte mes të cilave edhe kontributi i dhënë në fushatë. Të gjithë kandidatët që do të marrin dritën jeshile nga mbledhja e kryesisë sot në 18:00 për të vijuar garën, kanë kohë 12 ditë për fushatë me strukturat, ndërsa zgjedhjet do të mbahen më 13 Qershor.

Ndërkohë kandidati për Kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, nga selia blu i bëri thirrje kandidatit për kryetar Lulzim Bashës që të përballen së bashku në një debat publik.

Kujtojmë se përballë Lulzim Basha pritet të jenë Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Ibsen Elezi. Një ditë më parë, shpalli kandidaturën Agron Shehaj, një emër i përfolur më parë, por që nuk kishte shfaqur në asnjë moment ambicien për të qenë pjesë e kësaj gare. Shehaj bëhet kështu i katërti që zyrtarizon emrin e tij si kandidat për kryetar përballë Lulzim Bashës në Partinë Demokratike.

Lulzim Basha ka dorëzuar zyrtarisht formularin e kandidimit për kreun e kësaj partie në zgjedhjet që do të mbahen më 13 qershor. Ashtu siç pritej Basha kërkon të vijojë të drejtojë Partinë Demokratike, edhe pse shumë nga demokratët janë zhgënjyer me humbjet e njëpasnjëshme të tij qoftë në betejat polikë qoftë në zgjedhjet lokale dhe parlamentare.

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, e ka cilësuar dje garën si asimetrike, por ka garantuar se do të sfidojë kryetarin Basha me vlerat. Në të njëjtën linjë ishte edhe prononcimi i ish-ministres së Jashtme Edith Harxhi. Ajo tha se gara nuk është e mbështetur në rregulla, teksa premtoi reformimin e Partisë Demokratike mbi vlerat e vitit 1990.

Ndërkohë që përmes një kërkese drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike dhe kryesisë së kësaj partie, grupi “Për PD”, kërkoi shtyrjen e datës së zgjedhjeve për kryetarin në PD, e cila u vendos më 13 qershor në Këshillin Kombëtar, i cili u mbajt ditën e diel. Sipas tyre caktimi i datës 13 qershor 2021 për zgjedhjen e kryetarit të partisë, është në shkelje të hapur të kërkesave për një garë të ndershme, të besueshme dhe të dobishme për vetë Partinë Demokratike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR METAJ/ Anxhela s’mund të gatuajë bukë veç me ujë, këngë me motive gjysëm arabe dhe tekst qaraman
Previous article PUBLIKOHEN PAMJET/ I riu me kapuç e bidon benzine i vë flakën lokalit te "Myslym Shyri" (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

DETAJE TË REJA NGA ATENTATI NË MIRDITË/ Publikohet foto e viktimës Viktor Bardhi Aktualitet

DETAJE TË REJA NGA ATENTATI NË MIRDITË/ Publikohet foto e viktimës Viktor Bardhi

RAMA NISET DREJT CERNOBBIOS/ Merr pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy” Politikë

RAMA NISET DREJT CERNOBBIOS/ Merr pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”

VRASJA NË MIRDITË/ Autorët u larguan nga Rruga e Kombit, dikush i ndihmoi për t’i ikur policisë Aktualitet

VRASJA NË MIRDITË/ Autorët u larguan nga Rruga e Kombit, dikush i ndihmoi për t’i ikur policisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT