Një aksident tragjik ka ndodhur mbremjen e sotme në aksin rrugor Tetovë-Shkup.
Bëhet fjalë për 13 persona të vdekur dhe dhjetëra të plagosur mës të cilëve ka edhe shqiptarë.
Shkaqet e aksidentit nuk bëhen ende të ditura ndërkohë që ka një listë me emrat e të plagosurëve. Kujtojmë se një prej viktimave ishte një grua shtatezanë.
Pamjet nga aksidenti I sotëm:
Fatkeqësisht ky nuk është rasti I parë ku një aksident masiv lë të vdekur dhjetëra persona e plagos dhjetëra të tjerë.
Shtatë vite më parë Shqipëria ashtu si Shkupi sot, do të tronditej nga 13 jetë të prera në mes. Ky do të ishte bilanci tragjik i aksidentit të Qafës së Vishës në Himarë, kur autobusi me studente të universitetit të Elbasanit do të binte në humnerë.
Ishte ora rreth 16 e 15 minuta kur autobusi me studente po ecte në drejtim të Sarandës në kuadrin e një ekskursioni, një udhëtim që u pre në mes.
Mjeti doli jashtë kontrollit të shoferit, dhe ra në humnerë. Si pasojë humbën jetën 11 studente të vitit të tretë dega gjuhë-letërsi, i fejuari i njërës prej të rejave, si dhe drejtuesi i autobusit, ndërsa u plagosën 22 vajza të tjera studente. Autobusi i dytë më studentë, udhëtoi drejt Himarës, ku dhanë lajmin e kobshëm.
*AlpeNews.al i shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave në Shkup.





