• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
13 ORË NËN RRËNOJA/ Marjana strehohet në shtëpi të re, Rama: Priten 250 çadra dimërore, shkollat dhe spitalet…
Home
Politikë

13 ORË NËN RRËNOJA/ Marjana strehohet në shtëpi të re, Rama: Priten 250 çadra dimërore, shkollat dhe spitalet…

6 January, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në shtëpinë Marjana Rexhepit, banesa e së cilës u dëmtua nga tërmeti. Marjana, ka shpëtuar mrekullisht nga ajo lëkundje tragjike e 26 nëntorit, duke rezistuar 13 orë nën gërmadha, por humbi nënën e saj. Sot ajo ka hyrë në banesë të re, teksa siç shprehet edhe vetë po jeton një jetë të dytë.

“Mendove për një jetime, faleminderit shumë. Respekte shumë për ju. Jeta kështu e ka. Tërmeti ishte një gjë e papritshme. Kam qëndruar 13 orë nën gërmadha, Luani është heroi dhe Rama që solli ndihmësat shumë shpejt“, tha Marjana.

Prefekti ka bërë me dije se këto ditë që është ftohtë banorët janë strehuar në çadra dimërore, ku ngrohja do të bëhet me soba me dru, teksa Rama shtoi se janë edhe 250 çadra të tjera që priten të vijnë, por janë vonuar për shkak të festave. Ai gjithashtu njoftoi se po punohet për projektet e shkollave dhe spitale dhe tha se qëllimi është që të vihen në funksion në  fillim të shtatorit, kur dhe fillon shkolla.

“Do ta zgjidhim për punë pak ditësh këtë . Ne sot kemi kaluar tek vendimet në qeveri të gjitha hallkat e para. Duhen adaptuar me kuadrin e gjendjes së emergjencës. Duhet të jenë edhe transparente. Sfida është t’i sjellim në një situatë më të mirë se përpara, përndryshe ça kuptimi ka. Ajo gjë që vlen për të gjithë është ta ndërtojmë më mirë se ishte. Ndërkohë po bëjmë dhe projektet e shkollave dhe spitaleve dhe besoj që do t’i kemi në funksion në fillim shtatorit kur fillon shkolla, ky është qëllimi im”, tha Rama.

Nga ana tjetër, prefekti, sqaroi se janë hapur 12 pika në qytet ku po bëhen merimentime, po bëhen ndërhyrje dhe tek banesat e dëmtuara nga tërmeti i parë.  “12 pika në qytet ku po bëhen merimentime. Në përgjithësi situata është e mirë. Kemi ndjekur edhe zonat e dëmtuara nga tërmeti i parë”, tha prefekti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DITA E UJIT TË BEKUAR"/ "Gara" për kryqin e shenjtë në qytetet e Shqipërisë (EMRAT)
Previous article VRASJA E GJENERALIT/ Johnson, Merkel dhe Macron apel për zbutjen e tensioneve

F.autor

Postime të ngjashme

"DO E DROGOJMË EVROPËN"/ Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë Aktualitet

"DO E DROGOJMË EVROPËN"/ Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë

MATURA 2026/ Publikohen REZULTATET e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë Aktualitet

MATURA 2026/ Publikohen REZULTATET e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT