• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
12-VJETORI I PAVARËSISË SË KOSOVËS/ Bushati: Gjenerata e re e udhëheqësve të çojë para ëndrrën e atyre që dhanë gjithçka për këtë shtet (FOTO)
Home
Politikë

12-VJETORI I PAVARËSISË SË KOSOVËS/ Bushati: Gjenerata e re e udhëheqësve të çojë para ëndrrën e atyre që dhanë gjithçka për këtë shtet (FOTO)

17 February, 2020 Delo.autor Politikë

Ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka uruar 12-vjetorin e pavarësisë së Kosovës duke theksuar se gjenerata e re e udhëheqësve në Kosovë duhet të çojë me vendosmëri para ëndrrën e atyre që dhanë gjithçka për Kosovën shtet, pa vendosur në diskutimet arritjet e mëdha historike.

Në një urim në rrjetet sociale, Bushati thotë se “nuk duhet ta harrojmë për asnjë çast se Kosova shtet është produkt i sakrificës për liri dhe rendit ndërkombëtar të bazuar mbi respektin për të drejtat e njeriut”, duke u shprehur se 17 shkurti 2008 shënoi realizimin e dëshirës së hershme për një Kosovë të lirë dhe të pavarur. Gjenerata e re e udhëheqësve të Kosovës dhe qytetarët e saj duhet të çojnë me vendosmëri përpara ëndrrën e atyre që dhanë gjithçka për Kosovën shtet, pa vendosur në diskutim arritjet e mëdha historike”.

Kosova si shtet i pavarur lindi nga sakrificat, mundi dhe mençuria e disa gjeneratave. Ajo u ngrit në këmbë nga gjaku i…

Gepostet von Ditmir Bushati am Montag, 17. Februar 2020

Postimi i plotë:

Kosova si shtet i pavarur lindi nga sakrificat, mundi dhe mençuria e disa gjeneratave. Ajo u ngrit në këmbë nga gjaku i dëshmorëve dhe dhimbja e popullit, i cili e pati në krahë mbështetjen e SHBA-ve dhe të aleatëve tanë në NATO. 17 shkurti i vitit 2008 shënon realizimin e dëshirës së hershme për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe të drejtë që respekton dinjitetin e qytetarëve të saj, që garanton barazinë, që synon mirëqenien dhe që është e hapur për marrëdhënie të mira e bashkëpunuese me të gjitha shtetet, sidomos në rajon.

Në këto 12 vite rrugëtimi jo të lehtë, Kosova ka shënuar hapa përpara në procesin e shtetndërtimit demokratik. Këtë e treguan edhe zgjedhjet e mirëorganizuara parlamentare të 6 tetorit, të cilat u vlerësuan edhe nga organizatat ndërkombëtare. Gjenerata e re e udhëheqësve të Kosovës dhe qytetarët e saj duhet të çojnë me vendosmëri përpara ëndrrën e atyre që dhanë gjithçka për Kosovën shtet, pa vendosur në diskutim arritjet e mëdha historike.

Ne shqiptarët nuk duhet ta harrojmë për asnjë çast se shteti i Kosovës është rezultat i sakrificës për liri dhe rendit ndërkombëtar të bazuar mbi respektimin e të drejtave të njeriut. Ndaj, sot është dita gjithashtu që të shprehim mirënjohjen për SHBA-të dhe aleatët tanë në NATO!
Gëzuar jetë e mot Pavarësinë Kosovë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËNIMI I MANCHESTER CITYT NGA UEFA/ Kthesë e papritur, Guardiola i komunikon drejtuesve të ardhmen!
Previous article TË DËNUAR PËR TRAFIK DROGE NË ITALI/ Kush janë dy vëllezërit nga Vlora që u kërkohet të deklarojnë pasurinë (EMRAT)

Delo.autor

Postime të ngjashme

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier Politikë

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT