Një 12-vjeçar është deklaruar i humbur ditën e sotme, ndërsa e ëma ka bërë kallëzim në Polici.
38-vjeçarja ka deklaruar se i mituri, me inicialet S. U., është larguar dje nga banesa dhe nuk është kthyer ende. Për momentin nuk dihen të tjera detaje dhe as ndonjë pistë se ku mund të jetë i mituri, ndërsa policia ka nisur hetimet.


