• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“12 VITE FERR PËR EVA DUMANIN”/ Rrëfimi mes lotësh i dajës që nuk u dorëzua kurrë: Si e solla në shtëpi
Home
Aktualitet
Kronikë

“12 VITE FERR PËR EVA DUMANIN”/ Rrëfimi mes lotësh i dajës që nuk u dorëzua kurrë: Si e solla në shtëpi

17 February, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Emisioni Fiks Fare solli sot në një intervistë ekskluzive, një rrëfim të fortë njerëzor dhe plot emocione, Xhetan Ndregjonin, daja i Eva Dumanit. Ai tregoi sot për “Fiks Fare” betejën 12-vjeçare për të shpëtuar mbesën e tij nga kampi famëkeq Al Hol në Siri. Xhetan Ndregjoni ndau detaje tronditëse mbi mënyrën se si mbesa arriti të largohej nga i ashtuquajturi “kamp i ferrit”, si dhe dhimbjen e madhe të humbjes së gjyshes, e cila kishte shkuar atje për të shpëtuar nipin dhe mbesën, por ndërroi jetë në kushte të rënda.

Mes lotësh, ai tregon sfidat me të cilat u përball bashkë me mbesën në shtetin turk, përpjekjet e vështira për t’u kthyer në Shqipëri, si dhe momentet e ankthit dhe pasigurisë. Në këtë intervistë, Ndregjoni zbuloi edhe mënyrat e rrezikshme të komunikimit me Evën, e cila fshihte telefonin nën tokë gjatë kohës kur ishte në kamp, për të mbajtur lidhje me familjen. Ajo kërkonte ndihmë për t’u kthyer në Atdhe, ndërsa mbijetonte në kushte të vështira, vetëm me oriz dhe vaj.

“Para më shumë se dy vitesh Eva më tha kam oriz dhe vaj dhe për 1 muaj dajë, kur unë e telefonova për ta pyet nëse kishte lekë dhe a duhet t’i dërgoja”, thotë Ndregjoni.

Dhe se ky kishte qenë momenti që kishte vendosur me çdo kusht ta kthente Evën në Shqipëri.

“Kam shkuar shumë herë në Turqi për të hyrë në Siri dhe për ta marrë Evën, por s’kam mundur, jam kthyer shumë i mërzitur por nuk jam dorëzuar”, rrefen mes lotësh Xhetani.

Plot në 12 pika kalimi të kufirit midis Trqisë dhe Sirisë është munduar të kalojë, por të gjitha përpjekjet pa rezultat. Gjithsesi asgjë se theu dajën për ta sjell mbesën në shtëpi. Madje edhe lidhjet e gjetura brenda në kamp që t’i siguronte asaj lekë. Këto me anë të personave që gjendeshin brenda në kamp e patjetër kundrejt një përqindjeje, por e rëndësishme për Ndregjonin ishte që mbesa të kishte para për ta përballuar jetesën.

Ai ndan një moment shumë prekës të mbesës së tij, e cila kishte ruajtur unazat dhe një krëhër të gjyshes e cila ndërroi jetë në kamp pasi kishte shkuar të merrte nipin dhe mbesën.

“Në Turqi kishim frikë se mund të na fusnin në burg dhe aty Eva më tha që t’i mbaja unazat e gjyshes dhe një krëhër”, thotë daja i Evës.

Ndërkohë ai falënderon personat që e ndihmuan që mbesa e tij të vinte në Shqipëri, Sinan Idrizin dhe Mero Bazen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JANI ALIAJ ISHTE BETUAR SE DO TA VRISTE ELTON ÇIÇON"/ Zbardhet konflikti që çoi në eleminimin e kundërshtarit të tij: Dikur ishin miq, por trafiku i drogës…
Previous article U SKUALIFIKUA PËR FOTON ME VELIAJN/ Gjyqtari fiton të drejtën për të vazhduar garën

s.autor

Postime të ngjashme

SHISNIN ARMË ZJARRI E MUNICIONE/ Goditet grupi kriminal në zemër të Tiranës, 4 të arrestuar, 2 në kërkim Aktualitet

SHISNIN ARMË ZJARRI E MUNICIONE/ Goditet grupi kriminal në zemër të Tiranës, 4 të arrestuar, 2 në kërkim

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT