• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
12 SHTATORI I AZEM HAJDARIT/ Një përkujtim, sa këndvështrime ndryshe nga Berisha, Basha, Topalli, Meta e Spahiu!
Home
Ekskluzive

12 SHTATORI I AZEM HAJDARIT/ Një përkujtim, sa këndvështrime ndryshe nga Berisha, Basha, Topalli, Meta e Spahiu!

12 September, 2020 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Është perkujtuar përmes deklaratave të ndryshme, nga përfaqësues të së njëjtës opozitë, i njëjti 22 vjetor i vrasjes së liderit të dhjetorit 1990 Azem Hajdarit.
Këtë vit reagimet u duk sikur ishin veç te tjerash, me mesazhe mes rreshtave, sipas pozicionit politik dhe hallit personal të gjithësecilit. Disa prej mesazheve duken më shumë për të theksuar nevojat e tyre politike të ditës, sesa për të nderuar realisht figurën e Azem Hajdarit.
I pari ishte Presidenti i vendit, Ilir Meta ai që sloganin “Shqipëria si gjithë Europa” e shoqëroi edhe me “O tani o kurrë” si për të thënë se koha për ndryshimin e madh (a thua se nuk ka qenë aty për 30 vjet me radhë, që nga dita e parë krah Azemit?!) do të vijë vetëm tani dhe vetëm nga ai.
“Vepra e Azem Hajdarit frymëzon në çdo kohë!
Nderimi më i madh për Liderin e Lëvizjes Studentore që përmbysi regjimin më totalitar të kontinetit dhe për mijëra shqiptarë të sakrifikuar në emër të lirisë dhe demokracisë është të realizojmë ëndrrën për një Shqipëri plotësisht europiane.
“Shqipëria si gjithë Europa” edhe më aktuale pas 30 vitesh!
O TANI O KURRË!”
Nga ana tjetër, kryetari i opozites Lulzim Basha shkroi se misioni i Azemit per një Shqipëri Europiane ku qytetarët te jenë zot të fateve të tyre vijon të jete frymëzimi i tij.
“Në përvjetorin e vrasjes së heroit të demokracisë Azem Hajdari, kujtojmë me nderim dhe respekt të thellë jetën dhe veprën e njeriut, që ia fali rininë dhe energjinë e tij demokracisë dhe lirisë.
Vepra dhe sakrifica e Azem Hajdarit është përjetë shembull frymëzimi, për të çuar deri në fund idealin e një Shqipërie Europiane, të një Shqipërie demokratike ku qytetarët janë zot të fateve të tyre.
E sotmja është po ashtu një thirrje për rininë që të mos shohin ikjen si zgjidhje, por përballjen dhe fitoren, ashtu siç bëri Azem Hajdari në dhjetorin e 1990 e në vitet që pasuan.
Vepra e Azem Hajdarit është dëshmia e qartë se askush dhe asgjë nuk mund ta ndalë dëshirën, energjinë dhe vendosmërinë e rinisë por edhe të popullit shqiptar për ndryshim. Ndaj është koha që me frymëzimin e Azemit dhe bashkëluftëtarëve të tij të viteve ’90, të hapim rrugën e lirisë, demokracisë, mundësive të barabarta, Shqipërisë si gjithë Europa.
I përjetshëm qoftë kujtimi i heroit të demokracisë, simbolit të luftës dhe përpjekjeve për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë.”
Ish kryeministri dhe ish kryetari i PD Sali Berisha u mjaftua me fjalinë: Azem ti je gjallë.
Nderim kujtimit dhe vepres te pavdekshme te Tribunit te Lirise, Azem Hajdari dhe sivllaut te tij Besim Çera ne pervjetorin e renies se tyre. Azem ti je gjalle! sb
Një nga reagimet ndryshe, ishte padyshim ai i Jozefina Topallit e cila pa u zgjatur shumë në rreshta por në kuptim postoi një foto krah Azem Hajdarit dhe Sali Berishës. “Thumbi” këtë herë ishte për opozitën aktuale. Si për të dhënë mesazhin se opozita e vërtetë, reale, në lartësinë e misionit të saj në demokraci ka qenë vetëm në kohën e fotos së publikuar prej saj dhe jo në këtë kohë, të opozitës së Lulzim Bashës të cilin ajo e ka kritikuar gjithmonë për përgjumjen opozitare.
“Kur kishte opozitë!”- shkroi zonja Topalli.

Një kendveshtrim ndryshe duket se sjell ish kreu i Aleances Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu i cili nepermjet një editoriali dhe fotos një ditë para vrasjes së Azemit zgjodhi të japë një tjetër mesazh duke theksuar se është me fat që kurrë nuk u bë pjesë e Partisë Demokratike. Spahiu shkruan për shuarjen e katër kandidatëve për kryetar të PD.

“Pse u shuan 4 kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike: Selami, Hajdari, Pashko, Olldashi?
Sot është 12 shtator, përvjetori i vrasjes Azem Hajdarit (Kryetarit të parë të Partisë Demokratike).
Shoku, vëllai dhe miku im pati të njëjtin fat që kishin 4 kandidat për kryetar të asaj partie.
1995 – Eduard Selami kërcënohet me jetë dhe strehohet politikish në SHBA ku jetoi 15 vite.
1998- Azem Hajdari vritet në oborrin e Partisë Demokratike, pasi i ishte hequr 2 herë imuniteti dhe mandati deputetit nga partia e tij.
2006- Zv/Kryeministri Gramoz Pashko disa herë kandidat për kryetar PD vdes në aksident pasi helikopteri që e shoqëronte të plagosur përfundon në det me gjithë djalin e tij 20 vjeçar.
2013- Sokol Olldashi ndrron jetë në një aksident rrugor, pikērisht dy muaj pas kandidimit pēr Kryetar të Partisë Demokratike.
Azem Azem nuk je vetëm. Rradha është e gjatë!
Tokë e Xanun.
E ka xan Lulzmi por ti se ke njohur aspak sepse ai në atë periudhë shpenzonte paratë e George Soros në Hollandë.
Ai funksionon veç me pare, madje edhe vajzën tënde ta ka nxjerr tradhtare.
Gjithsesi vajzën s’ta kan vra. E kan lën edhe ca kohë me jetu, sepse u duhet me e poshtru.
Jam me fat që kurrë në jetë nuk u bëra antar dhe nuk mora teseren e asaj partie.
Veç tek ajo parti vriten, aksidentohen, asgjesohen, emigrojnë ose i poshtrojnë si në asnjë parti tjetër.
Ende komandon njeriu më besë-prerë i kombit shqiptar.
Jam me fat që kurrë su bëra pjesë e tyre!
U linda dhe do vdes KuqeZi, jo bradheblu…”
Përmes kujtimit në përvjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, Ilir Meta desh të na thoshte se vetëm ai do na çojë në Europë… 30 vitet e ardhshme me sa duket. Ndërsa Lulzim Basha për të na thënë sesa me zor po pret të bëhet njëçikë Kryeministër. Sali Berisha një mesazh më neutral në pikëpamje të mesazhit për përfitim personal. Jozefina Topalli si për të na thënë se vetëm ajo dhe JO Lulzim Basha mund ta udhëheqi opozitën si njëherë e një kohë. Ndërsa Kreshnik Spahiu, si për të na treguar hipokrizinë e një përkujtimi ku gjithkush ka hallin e vet dhe jo atë të zbardhjes së të vërtetës për shkakun real dhe urdhëruesit e vrasjes së shekullit.
AlpeNews.al
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARE/ Teuta firmos me mbrojtësin shkodran...
Previous article FITOI NDESHJEN E PARË ME BARCELONËN/ Koeman i prerë: Do ndryshojmë skemë, ndryshe nga...

F.autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate Politikë

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë Politikë

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz Breaking News

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT