• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
12 pyetjet e përgatitura për gjyqtarët e prokurorët, nga arredimi i shtëpisë, dhuratat dhe trajtimet mjekësore
Home
Shqipëri

12 pyetjet e përgatitura për gjyqtarët e prokurorët, nga arredimi i shtëpisë, dhuratat dhe trajtimet mjekësore

20 December, 2017 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Gjykatësit dhe prokurorët do të kalojnë në skanerin e vettingut per pastërtinë e figurës së tyre, e per me teper do të plotësojnë dhe një formular ku u kërkohet të detajojnë të dhënat mbi pasurinë.

Pyetjet kanë të bëjnë me shtëpitë që kanë gjykatësit ose prokurorët, dhuratat mbi 500 euro që kanë marrë, llogaritë bankare, shtëpitë ku banojnë, pagesa e shkollës së fëmijëve, trajtimet mjekesore e te tjera.

Më poshtë lexoni 12 pyetjet

1- A keni jetuar në adresën që është shënuar në zyrat e gjendjes civile apo në atë që keni shënuar në vetëdleklarim në shtatë vitet e fundit (respektivisht 2011-2017)? Nëse jo, ju lutem listoni vendbanimet e tjera ku keni jetuar gjatë kësaj periudhe

2- A keni marrë ndonjë dhuratë me vlerë mbi 500 euro apo ka financuar dikush një shpenzim për llogaritë tuaj në një shifër më të lartë se kjo shumë shtatë vitet e fundit (respektivisht 2011-2017)? Nëse po, ju lutem specifikoni se cili ishte burimi i kësaj dhurate ose pagese dhe cila është shuma.

3- A keni pasuri të paluajtshme, llogari bankare ose të ardhura financiare jashtë Shqipërisë? Nëse po, ju lutem specifikoni.

4- A jeni përfituesi i ndonjë prej pasurive/llogarive bankare të regjistruar në emrin e ndonjë personi tjetër brenda apo jashtë Shqipërisë? Nëse po, ju lutem specifikoni.

5- A keni përdorur në shtatë vitet e fundit pasuri të regjistruara në emrin e dikujt tjetër (si automjete, shtëpi, anije, apartamente, shtëpi pushimi etj.)?

6- A keni bërë shpenzime që e tejkalojnë shumë 2500 euro në shtatë vitet e fundit? Nëse po listoni çdo rast dhe qëllimin e atij shpenzimi.

7- Jepni detaje mbi shkollimin e fëmijëve tuaj në shtatë vitet e fundit (shkolla publike apo private, brenda dhe jashtë vendit, emrin dhe adresë e shkollës). Nëse fëmijët tuaj kanë studiuar apo studiojnë jashtë vendit, jepni detaje mbi pagesat për shkollimin dhe shpenzimet e jetës së tyre për çdo vit kalendarik.

8- A keni marrë ju apo ndonjë pjesëtar i familjes tuaj trajtim mjekësor me kosto mbi vlerën 1000 euro në shtatë vitet e fundit, brenda apo jashtë Shqipërisë? Nëse po, ku dhe kur?

9- A keni udhëtuar ju apo ndonjë pjesëtar i familjes suaj jashtë Shqipërisë në shtatë vitet e fundit, përfshirë edhe pushimet? Nëse po, specifikoni datën dhe qëllimin e udhëtimit/ve/ vendosni bashkëlidhur kopje të të gjithave faqeve të pasaportës tuaj dhe familjarëve tuaj.

10- Sipas pyetjes nr. 9, ku keni qëndruar/akomoduar gjatë këtyre udhëtimeve jashtë Shqipërisë? Specifiko emrin e shtetit dhe adresën.

11- Sa është vlera e arredimit të shtëpisë/ve tuaj, ju lutem specifikoni natyrën dhe kostot e çdo rinovimi,orendive, dekorimeve dhe pajisjeve elektrike në shtëpinë/shtëpitë/apartamentet tuaja, që tejkalojnë shumën 2500 euro secila, këto 5 vitet e fundit. Nëse është e mundur, vini në dispozicion faturat.

12- A keni investuar ndonjëherë në para dixhitale, si për shembull në bitcoins ode Ethereum? Nëse keni asete të tilla, në çfarë shume totale keni investuar?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO/ E shpallën fituese në “Dance With Me”, shpërthen Xhensila: Analfabet, të papunë
Previous article Eli Fara ndez rrjetin, ju shpall sfidë dhe super modeleve (Foto)

Redaktor2

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës Aktualitet

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë! Politikë

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT