112 vjetori i policisë përkon me vitin e zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 11 maj. Sipas Kodit Elektoral policia ka detyra specifike në sigurimin e mbarëvajtjen e procesit. Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha i vetëdijshëm për ngarkesën me të cilën përballet trupa policore kërkoi të jenë në kartësinë e duhur
“Përveç barrës së zakonshme të punëve dhe detyrave që keni, viti 2025 ju sjell edhe një ngarkesë shtesë, jo të lehtë për Policinë e Shtetit dhe vetë Ministrinë e Brendshme. E kam fjalën për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që janë dekretuar për t’u zhvilluar në datë 11 maj. Sipas kodit elektoral, policia ka detyra specifike në sigurimin dhe mbarëvajtjen e këtij procesi. Ky angazhim do të kërkojë një shpenzim kohe dhe energjie të shtuar, për çdo punonjës policie. Qoftë për ata të caktuar drejtpërdrejt në shërbimet përkatëse në garantimin e procesit, qoftë për pjesën tjetër, të cilëve do t’iu rritet ngarkesa në punë. Megjithatë, unë kam besim se strukturat e Policisë së Shtetit zotërojnë aftësitë e duhura, integritetin dhe përkushtimin e kërkuar, për të qenë në lartësinë e pritshmërive të qytetarëve shqiptarë”
Procesin e ndryshimeve të strukturave drejtuese të policisë e sheh si përpjekje për të ndërtuar një polici që jo vetëm qëndron mbi bazën e meritokracisë por u shërben qytetarëve me profesionalizëm.
“Para strukturave të policisë së shtetit sot qëndrojnë sfidat më kritike të kohës tonë. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, garantimi I sigurisë publike në çdo cep të Shqipërisë përfshi kontrollin e plotë të territorit, rritjen e efektivitetit ndaj hetimit të rasteve të dhunës në familje, trafikimi apo krimeve që ne i konsiderojmë të vogla por që cënojnë drejtëpërdrejtë të drejtat themelore të qytetarëve tanë.
Besimplotë tek puna që drejtuesit e rinj do të kryejnë u la dhe porositë.
“Puna e strukturave të drejtuesve të policisë nuk do të matet vetëm më numrin e rasteve dhe problematikave të zgjidhura, por dhe perceptimin e sigurisë tek qytetarët. Nuk do të matet vetëm me urdhrat që jepen nga zyra por dhe shembulli e modeli që demonstroni cdo ditë. Dua të shoh një trupë drejtuese që nxit bashkëpunimin e transparencën”


