• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
112-VITE PAVARËSI/ Politikanët urojnë festën për të gjithë shqiptarët
Home
Politikë

112-VITE PAVARËSI/ Politikanët urojnë festën për të gjithë shqiptarët

28 November, 2024 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Kreu i qeverisë ka uruar nëpërmjet një video të publikuar në Facebook, me jehonën e këngës “Për ty Atdhe”.

“Mirëmëngjesi dhe me jehonën e këngës “Për ty, Atdhe”, nga Sheshi i Flamurit në Vlorë, te Kalaja e Rozafës në Shkodër dhe Sheshi “Skënderbej” në Tiranë, ju uroj Gëzuar Ditën e Pavarësisë”, uron Rama.

Veliaj: Le ta duam më shumë vendin tonë

Urime për Ditën e Pavarësisë ka përcjellë edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë! 112 vite krenari, 112 vite histori, 112 vite që ky flamur kuq e zi valëvitet si dëshmi e shpirtit të lirë të një kombi të pathyeshëm. Le ta duam më shumë vendin tonë, ashtu si na e kanë lënë për ta bërë çdo ditë më të bukur, më të fortë dhe më të bashkuar”, uron Veliaj.

Kurti: “Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, në këtë ditë të shënuar, Kurti ka ndarë pamje nga projekti i Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

“Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Në këtë vend të shenjtë që ruan gjurmët e veprës heroike të Familjes Jashari, ne kthehemi e rikthehemi që të kujtojmë çmimin e lirisë të cilën e gëzojmë sot. Nuk do të kursejmë asgjë për të ndërtuar një kompleks memorial të rëndësishëm ndërkombëtarisht, i cili do të pasqyrojë dinjitetshëm dhe me një nivel të lartë artistik, qëndresën dhe luftën e popullit për liri, pavarësi dhe bashkim, ashtu siç e meriton figura e Adem Jasharit dhe e Familjes Jashari.Gëzuar 28 Nëntori!“, shkruan Kurti.

Basha: 28 Nëntori është një ditë krenarie, mirënjohje të thellë kombëtare dhe gëzimi

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka uruar shqiptarët për Ditën e Pavarësisë. “28 Nëntori është një ditë krenarie, mirënjohje të thellë kombëtare dhe gëzimi, ashtu sikurse është edhe një moment reflektimi për përgjegjësitë që kemi përpara”, thekson Basha nw urimin e tij.

“Urime 28 Nëntorin, datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Prej ngritjes së dykrenares së Gjergj Kastriot Skënderbeut në Krujë, te Shpallja e Pavarësisë nga Ismail Bej Vlora në Vlorë e deri te ditëlindja e Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jasharit në Prekaz, janë pazgjidhshmërisht të lidhura me këtë datë.28 Nëntori është një ditë krenarie, mirënjohje të thellë kombëtare dhe gëzimi, ashtu sikurse është edhe një moment reflektimi për përgjegjësitë që kemi përpara.Nderim përjetë dhe lavdi të gjithë atyre që u flijuan për liri, pavarësi dhe bashkim kombëtar!”, uron Basha.

Meta: Kremtimi i 112-vjetorit të Pavarësisë na fton të bashkohemi në mbrojtje të idealit të Lirisë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përcjellë urime për Ditën e Pavarësisë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Meta fton të gjithë shqiptarët të bashkohen në mbrojtje të idealit të Lirisë, vlerave, identitetit dhe çështjes kombëtare, të Sovranitetit dhe integritetit territorial.

“Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar!  Urime të gjithë shqiptarëve kudo janë 28 Nëntorin e Gjergj Kastrioti Skënderbeut, Ismail Qemalit, Isa Boletinit dhe Adem Jasharit! Kremtimi i 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë na fton të gjithëve të bashkohemi në mbrojtje të idealit të Lirisë, vlerave, identitetit dhe çështjes kombëtare, të Sovranitetit dhe integritetit territorial kundër çdo pushtuesi dhe kolonizatori të vjetër apo të ri, në mënyrë që Flamuri Kuqezi me shqiponjën dykrenare, simboli ynë i shenjtë dhe përbashkues, të valvitet krenar në këto troje, i pastër dhe i pacënuar, njësoj si gjaku i derdhur për të, nga bijat dhe bijtë më të mirë të kombit.

Të dëshmojmë vendosmërinë e palëkundur, mençurinë dhe patriotizmin më të lartë për mbrojtjen e këtyre idealeve e vlerave, si dhe në përmbushjen pa vonesë të aspiratës popullore dhe misionit të nisur në 28 nëntor 1912, nga Ismail Bej Vlora dhe gjithë etërit e Pavarësisë, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa. Zoti e bekoftë Flamurin Kombëtar!Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që ata ndodhen!”, uron Meta.

Në këtë 28 Nëntor, Shqipëria është veshur “kuq e zi”, ndërsa një sërë veprimtarish festive janë organizuar në çdo qytet, me flamurin shqiptar që ka “pushtuar” gjithë vendin. Dita e Pavarësisë festohet çdo 28 Nëntor si festë në diasporën shqiptare

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PRINDËRIT E MI JANË TË VARFËR"/ U plagos me thikë, Luis Meçja kërkon ndihmë: Jam qëlluar 4 herë me thikë
Previous article E RËNDË/ Familja e kishte shpallur të zhdukur, 35-vjeçari gjendet i vetëvarur në një pemë në Pjezë Shijak

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë Politikë

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin Politikë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT