Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Gjirokastër, ku po prezanton kandidatët për ekipin e 11 majit, duke theksuar rëndësinë e kësaj date për të ardhmen e Shqipërisë.
Rama e cilësoi 11 majin si një ditë votimi të pazakontë, ku, sipas tij, nuk është çështja se cila parti do të fitojë, por se ku do të jetë Shqipëria në vitet që vijnë. Ai vuri në dukje progresin që Shqipëria ka arritur në procesin e integrimit europian, duke e krahasuar me vendet e tjera të rajonit si Mali i Zi dhe Serbia.
Kryeministri theksoi se është momenti që Shqipëria të dërgojë një mesazh të fuqishëm në Bruksel, duke u shprehur se 11 maji është një mundësi historike për të ndarë një epokë nga një tjetër dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për qytetarët shqiptarë në Bashkimin Europian.


