• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
11 MAJI/ KQZ-së i duhen 10 ditë për rinumërimin në Tiranë: Po përgatisim sallat e njerëzit…
Home
Politikë

11 MAJI/ KQZ-së i duhen 10 ditë për rinumërimin në Tiranë: Po përgatisim sallat e njerëzit…

6 June, 2025 s.autor Politikë

Vendimi i dy anëtarëve të Komisionit të Ankesave për të rinumëruar të gjitha votat e qarkut Tiranë, ka bërë me dhimbje koke stafin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Atyre ju duhet të gjejnë një vend te përshtatshëm ku do të hapen 1282 kutitë e Tiranës, dhe 44 kuti të Dibrës.

Report TV ka mësuar se po negociohet sërish me federatat sportive për të marrë sërish në përdorim Parkun Olimpik ku u numërua vota e diasporës. Dhjetëra punonjës do të rekrutohen për të rinumëruar Tiranën, e cila ka gati 450 mijë fletë votimi që do të kontrollohen dy herë, raundi i parë për votën e partive, e raundi i dytë për votën mes kandidatëve.

Po ashtu KQZ-së i duhet të bëjë gati pjesën teknike, energjinë elektrike, tavolina, karriget, monitorët, kamerat, internetin dhe rrjetet kompiuterike që do të rivendosen aty për të ofruar transparencë për të gjithë. Po ashtu, një grup i posaçëm do të punojë për të veçuar në magazinë kutitë e Tiranës, dhe për t’i sjellë për rinumërim sipas një rendi të caktuar e të sigurtë.

Të gjitha këto përgatitje, do të kërkojnë të paktën 10 ditë kohë, thanë burimet e sigurta të Report TV pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. I gjithë ky proces sfidues, shoqërohet edhe me një faturë financiare, të cilën KQZ nuk e ka të qartë në këtë moment. Hapja e të gjitha kutive të Tiranës, do të thotë rinumërim i 1/3 së votave të të gjithë Shqipërisë.

Nisja e saj pas 10 ditësh, shto edhe kohën për numërim nga e parë dhe sa do të duhet më tutje edhe në Kolegj Zgjedhor, e zvarrit shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve deri në mes të verës.

Ky proces nuk u miratua nga të gjithë anëtarët e KAS, por vetëm nga dy anëtarët e PD-së në të, Ledio Braho dhe Elvis Çefa. PD shpreson aty të gjejë vota për të marrë një mandat të 14-të, duke ja hequr Mundësisë së Agron Shehajt. Vetëm Ilir Alimehmeti nga ana tjetër, dyshon se votat ja kanë vjedhur e ai ka marrë më shumë vota se Jorida Tabaku që aktualisht ka fituar një mandat me 2400 vota avantazh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJERMANËT JANË KTHYER/ The Economist “zbulon” planin e Merz për të “rindezur” makinën e luftës së Berlinit
Previous article DETAJET NGA PLAGOSJA NË TIRANË/ Kush është i lënduari, u godit me thikë në parakrah

s.autor

Postime të ngjashme

"DO RRITEN SHPENZIMET PËR MBROJTJEN"/ Ministri Ermal Nufi: Forcat e Armatosura do të modernizohen Politikë

"DO RRITEN SHPENZIMET PËR MBROJTJEN"/ Ministri Ermal Nufi: Forcat e Armatosura do të modernizohen

PAKETA E MALEVE/ Rama: 90% e kritikëve janë profile fallco! Pas tyre qëndrojnë sorrat e opozitave parlamentare dhe imagjinare Politikë

PAKETA E MALEVE/ Rama: 90% e kritikëve janë profile fallco! Pas tyre qëndrojnë sorrat e opozitave parlamentare dhe imagjinare

PAKETA E MALEVE/ Rama me banorët e Thethit: Nuk është për uzurpatorë, as për oligarkë! Zhvillim për zonat malore Politikë

PAKETA E MALEVE/ Rama me banorët e Thethit: Nuk është për uzurpatorë, as për oligarkë! Zhvillim për zonat malore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT