Një studim i kryer nga Instituti Francez i Shëndetit dhe Kërkimit Mjekësor (INSERM) dhe Universiteti i Dijon, ka zbuluar se shkalla e vdekjes midis pacientëve të koronavirusit të shtruar në spital është pothuajse tre herë më e lartë se ato me grip të zakonshëm.
Studiuesit krahasuan të dhënat kombëtare franceze për 89,530 pacientë të shtruar në spital me COVID-19 në Mars dhe Prill të këtij viti me 45,819 pacientë të shtruar në spital me gripin sezonal midis dhjetorit 2018 dhe fundit të shkurtit 2019. Raporti tregoi se shkalla e vdekshmërisë është tre herë më e lartë për Covid-19 në krahasim me gripin sezonal, përkatësisht 16.9% dhe 5.8%. Ndërkohë, shtrimet në spital ishin dy herë më të larta për Covid-19 sesa për gripin sezonal me një numër më të madh të pacientëve me Covid-19 të pranuar në kujdesin intensiv – 16.3% kundrejt 10.8%.Qëndrimet në sallat e kujdesit intensiv ishin gjithashtu më të gjata për pacientët me Covid-19 me një mesatare prej 15 ditësh krahasuar me 8 ditë për gripin sezonal.
Kërkimi, i botuar në revistën Lancet Respiratory Medicine, bie në kundërshtim me Presidentin e SHBA Donald Trump dhe Presidentin Brazilian Jair Bolsonaro të cilët respektivisht krahasuan virusin vdekjeprurës me gripin dhe “një ftohje të lehtë”.Studimi gjithashtu kishte një gjetje pozitive për fëmijët: Shumë më pak -18 vjeçarë u shtruan në spital me COVID-19 sesa me grip.


