• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
105 vjetori i Policisë së Shtetit/ Dritan Demiraj: Ja sfida kryesore që kanë uniformat blu
Home
Sociale

105 vjetori i Policisë së Shtetit/ Dritan Demiraj: Ja sfida kryesore që kanë uniformat blu

13 January, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka uruar Policinë e Shtetit në 105 vjetorin e saj. Kolonel Demiraj ka renditur në një postim në rrjetet sociale arritjet dhe sfidat që duhet të kalojë Policia e Shtetit, duke cilësuar si prioritare kontrollin e territorit.

Komenti i Dritan Demiraj

Sot është 105 vjetori i themelimit të Policise së Shtetit, një prej institucioneve më të rëndesishme që ka shërbyer për të garantuar sigurinë, rendin dhe paqen e brendshme të shoqërisë sonë.

Së pari dua të shpreh mirënjohjen pakufi për të gjithë ata oficerë të policisë që kanë rënë në krye të detyrës. Nderim për mijëra punonjës policie për të gjithë kontributin e dhënë në dekada.

Policia e Shtetit ka kaluar në faza arritjesh dhe dështimesh të mëdha. Sot policia shqiptare ka një sfidë te madhe për të kontrolluar territorin, në mënyrë më të integruar dhe me standarte perendimore. Sot policia shqiptare ka nevojë të depolitizohet, te përmirësojë infrastrukturën e saj, pagat, pajisjet, burimet e njerëzore dhe jo propagande boshe dhe shfaqje televizive qe si sherbejne misionit te saj.

Sot në 105 vjetorin e saj, Policia e Shtetit, ka një betejë te forte për të fituar me familjet mafioze, krimin e organizuar dhe trafikantët e lëndëve narkotike. Padyshim qe kjo e fundit eshte një ndër njollat më të rënda që i është vendosur asaj nepermjet përfshirjes se një numri te madh efektivesh drejtues se policise në trafikun e lëndëve narkotike gjatë viteve të fundit.

Pavarësisht vështirësive në të cilat ajo ka kaluar, kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë dhe lind nevoja qe kete fenomen te paprecedente ta çrrënjosim nga Policia e Shtetit në mënyrën me të shpejtë dhe të vendosur. Tashme shenja e pare u dha duke filluar me drejtuesit me te larte te saj.

Te nderuar kolege te Policise se Shtetit!

Ju do të keni gjithmonë mbështetjen time morale dhe profesionale për arritjen e sukseseve të reja. Ju uroj gezuar festën të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit dhe famikjeve Tuaja qe ju mbeshtesin cdo dite. DD.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Leroy Sane: E kam refuzuar dy herë Jurgen Klopp
Previous article ​Ministri Bushati në Suedi: Reforma në drejtësi, prioriteti kryesor për INTEGRIMIN

F.autor

Postime të ngjashme

GARA PËR DREJTORË POLICIE NË KATËR QARQE/ Përfundon procesi i pikëzimit! Të parët renditen Adriatik Tafçiu, Ervin Hodaj dhe Edvin Ndreu Aktualitet

GARA PËR DREJTORË POLICIE NË KATËR QARQE/ Përfundon procesi i pikëzimit! Të parët renditen Adriatik Tafçiu, Ervin Hodaj dhe Edvin Ndreu

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri Aktualitet

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit Aktualitet

TRITOL VILËS NË FSHATIN RRILË TË LEZHËS/ Çifti i bashkëshortëve ishin brenda në momentin e shpërthimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT