• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
​Ministri Bushati në Suedi: Reforma në drejtësi, prioriteti kryesor për INTEGRIMIN
Home
Shqipëri

​Ministri Bushati në Suedi: Reforma në drejtësi, prioriteti kryesor për INTEGRIMIN

13 January, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, gjatë vizitës në Suedi pati një takim me Kryetaren e Komisionit për BE-në parlamentin suedez, Karin Enström.
Të dy bashkëbiseduesit i kushtuan vëmendje të veçantë procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, duke ndarë mendimin për rëndësinë që ka politika e zgjerimit në vendet e rajonit të Ballkanit dhe procesin e reformave në të. Ministri Bushati shprehu mirënjohjen për mbështetjen e qëndrueshme të Suedisë, përfshirë parlamentin suedez, për procesin e zgjerimit në një kohë kur BE po përballet me sfida të shumta dhe serioze. Znj. Enström rikonfirmoi qëndrimin suedez për anëtarësimin e rajonit, përfshirë Shqipërinë, në Bashkimin Evropian bazuar në mëritë dhe plotësimin e kritereve për këtë qëllim.

Në kuadër të vizitës në Suedi, Ministri Bushati zhvilloi një takim me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Drejtësisë dhe Migracionit, Lars Westbratt.

Ministri Bushati e njohu Sekretarin e Shtetit Westbratt me ecurinë e reformave përafruese me BE, duke u ndalur veçanërisht në reformën në drejtësi, si prioritet kryesor jo vetëm në rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë, por dhe për qytetarin shqiptar dhe thithjen e investimeve të huaja në vend. “Shqipëria po zbaton një reformë gjithëpërfshirëse të drejtësisë që adreson mangësitë e deritanishme në lidhje me pavarësinë, llogaridhënien, efikasitetin dhe profesionalizmin e sistemit të drejtësisë. Zbatimi i legjislacionit tashmë në fuqi po zhvillohet me një ritëm të qëndrueshëm, si dhe po punohet për zbatimin e procesit të vetingut në të gjitha nivelet”, vuri në dukje Ministri Bushati.

Bashkëbiseduesit ndanë mendime në lidhje me krizën migratore dhe impaktin e saj, si dhe vlerësuan bashkëpunimin mes dy vendeve për frenimin e fenomenit të azil-kërkimit. Ministri Bushati zhvilloi edhe një takim me Sekretaren e Shtetit për zhvillimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, Ulrika Modeer, si dhe me Sekretarin e Shtetit për BE-në dhe tregtinë Uscar Stenström.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 105 vjetori i Policisë së Shtetit/ Dritan Demiraj: Ja sfida kryesore që kanë uniformat blu
Previous article Milani gati të "rrëmbejë" sulmuesin e Romës

F.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI... Politikë

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT