• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
100 EURO ORA PËR FAVORE SEKSUALE/ Si mashtron të miturit në Instagram duke u shtirur si vajza, përfituan 30 mijë €
Home
Breaking News

100 EURO ORA PËR FAVORE SEKSUALE/ Si mashtron të miturit në Instagram duke u shtirur si vajza, përfituan 30 mijë €

11 October, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një skemë mashtrimi është zbuluar, e cila ishte organizuar nga tre të mitur të cilët hapnin në rrjetet sociale llogari false dhe premtonin favore seksuale. Pasi qytetarët jepnin pagesa që varionin minimumi nga 100 euro, ata iu bënin bllok në instagram. Tre të miturit janë vënë në në hetim, ndërsa kishin përfituar 30 mijë euro.

Tiranë/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Takimi”.

Përvetësuan shuma të ndryshme parash, nëpërmjet mashtrimit kompjuterik, duke hapur llogari me të dhëna false në rrjete sociale, identifikohen dhe procedohen penalisht 3 shtetas.

Falë punës intensive të Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Tiranë, zbardhen dhe dokumentohen rreth 150 raste të kësaj skeme mashtrimi kompjuterik, prej të cilave këta shtetas kanë përvetësuar shumën rreth 30 000 euro.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve kibernetike, gjatë monitorimeve të rrjeteve sociale dhe burimeve te hapura, kanë konstatuar llogari të ndryshme me të dhëna të dyshuara të falsifikuara.

Gjatë monitorimeve të këtyre llogarive janë konstatuar publikime të ndryshme në të cilat premtoheshin favore seksuale kundrejt pagesave të ndryshme monetare, dhe menjëherë është organizuar puna për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës, të kësaj skeme mashtrimi kompjuterik.

Pas një pune të mirëorganizuar u finalizua operacioni policor i koduar “Takimi”, në kuadër të cilit u identifikuan dhe proceduan penalisht tre shtetas të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç.

Tre autorët, krijonin llogari me të dhëna të falsifikuara të shtetaseve të ndryshme, dhe me anë të postimeve në këto profile, premtoheshin favore seksuale kundrejt pagesave të ndryshme. Administratorët e këtyre profileve, kërkonin nga të interesuarit që pagesa të kryhej në disa vendndodhje të përcaktuara prej tyre, i merrnin paratë pasi i orientonin të interesuarit për vendet ku duhej të lihej pagesa dhe më pas largoheshin duke i bllokuar personat në llogaritë e tyre, në rrjetet sociale ku komunikonin.

DVP Tiranë fton qytetarët që nqs do të konstatojnë profile të tilla nëpër rrjete sociale, të paraqiten në Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në DVP Tiranë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OPERACIONI "TERRITOR" I PASTËR NË KRUJË/ Asgjësohen 328 rrënjë kanabis, nuk dihen autorët
Previous article LUFTA/ Gaza: 950 të vdekur dhe rreth 5 mijë të plagosur

s.autor

Postime të ngjashme

MINISTRIA E ARSIMIT PUBLIKON KALENDARIN/ Ja kur do të fillojë viti i ri shkollor 2026-2027 Aktualitet

MINISTRIA E ARSIMIT PUBLIKON KALENDARIN/ Ja kur do të fillojë viti i ri shkollor 2026-2027

EMRI/ Dyshimet për tjetërsim pronash, arrestohet zv.drejtori i Kadastrës në Dibër Aktualitet

EMRI/ Dyshimet për tjetërsim pronash, arrestohet zv.drejtori i Kadastrës në Dibër

"NËSE SHTETI NUK VEPRON..."/ Altin Meçaj denoncon dhunën dhe PARALAJMËRON para Prokurorisë së Fierit: Kam fakte Aktualitet

"NËSE SHTETI NUK VEPRON..."/ Altin Meçaj denoncon dhunën dhe PARALAJMËRON para Prokurorisë së Fierit: Kam fakte

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT