Një zjarr i madh në një kompleks banesash në Mumbai të Indisë mori jetën e të paktën njëzet njerëzve, por bilanci do të kishte qenë edhe më tepër tragjik sikur të mos kishte qenë ndërhyrja e një vajze të vogël, vetëm dhjetë vjeç.
Zen Sadavarte ishte bashkë me familjen në katin e 16-të të godinës kur ra zjarri, të mërkurën në mëngjes. Ajo u zgjua nga britmat e panikut të familjarëve dhe fqinjëve, por nuk e humbi toruan, duke i mësuar ata se si të merrnin frymë përmes tymit.
Zen bëri një maskë me një leckë pambuku, të lagur me ujë, dhe u tregoi të tjerëve që të merrnin frymë vetëm përmes maskës. Zen e kishte mësuar këtë gjë kur ishte në klasën e tretë, teksa bënte një detyrë për Manaxhim Katastrofash.
Ajo u shpreh se:
E mësova këtë teknikë ndërsa kërkoja për detyrën e klasës së tretë për Manaxhim Katastrofash. Gjatë detyrës mësova edhe se nuk duhet të pushtohesh nga paniku në raste të tilla. Këtë ua thashë të gjithëve Kishte shumë tym dhe njerëzit thërrisnin për ndihmë”.
Pasi dëgjoi edhe britmat e fqinjëve, Zen u rekomandoi atyre dhe familjes së saj të shkonin në apartamentin e një fqinji tjetër, të cilin ajo e vlerësoi si më të sigurt, duke përdorur maskat e lagura prej pambuku për të marrë frymë.