Sot mbushen 20 vjet nga dita kur NATO vendosi të ndërhyjë për të imponuar paqen duke i dhënë fund gjenocidit e spastrimit etnik dhe paraprirë Pavarësisë së Kosovës, e cila forcoi paqen e stabilitetin në rajonin tonë.
Përherë mirënjohës SHBA dhe NATO, për këtë kontribut të jashtëzakonshëm.
Tashmë 10-vite anëtare në NATO, Shqipëria mbetet e angazhuar maksimalisht në mbrojtjen e vlerave të lirisë, paqes e sigurisë në rajonin tonë dhe kudo në botë.



