• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
10 mënyra sesi të jeni i suksesshëm vetëm në pak kohë
Home
Jetë

10 mënyra sesi të jeni i suksesshëm vetëm në pak kohë

24 April, 2018 anxheladoko Jetë

1.Jeta është e shkurtër. Jeta është shumë e shkurtër për të duruar një punë që e urreni, një shef që ju poshtëron apo një kompani pa shpirt.

Shumë njerëz e bindin veten se mund ta durojnë një punë që nuk i bën të palumtur, pasi kanë nevojë për të ardhura, pasi ata nuk e dinë se do të mund të gjejnë një punë tjetër, ose për ndonjë arsye tjetër. Askush nuk e di se sa kohë kemi në këtë botë dhe ta shpërdorosh atë në një situatë të shëmtuar, do t’ju bëjë të pendoheni dhe të mjerë. Nëse jeni në këtë situatë, bëni një hap sot, nuk ka rëndësi se sa i vogël është drejt një situatë më të mirë.

2.Rrjetet sociale janë të rëndësishme. Ju mund të mendoni se takimet në rrjet janë pa vlerë, se është e mërzitshme të flasësh me kolegët gjatë një pushimi të shkurtër, por studime të njëpasnjëshme vërtetojnë se rrjetet sociale janë të rëndësishme për suksesin tuaj. Njerëzit e suksesshëm kanë prirjen të kenë rrjet social të mëdha dhe të larmishëm. Sa më e madhe të jetë koha dhe angazhimi në këto rrjete sociale, më i madh do të jetë suksesi juaj.

3.Nuk ia vlen të sakrifikoni shëndetin për suksesin dhe pasurinë. Shumë njerëz të suksesshëm kalojnë kohë të vështira në gjetjen e ekuilibrit mes jetës profesionale dhe asaj private dhe mund të përfundojnë me probleme në shëndet për shkak të stresit në punë apo ngarkesës. Është më e thjeshtë të kujdesesh për shëndetin se sa të shëroheni nga një problem apo sëmundje dhe as një sukses apo paratë nuk mund ta zëvendësojë shëndetin. Mos e merrni shëndetin për të mirëqenë, merrni masa për të reduktuar stresin, që mund të shkaktojë probleme më vonë.

4.Nuk do të keni momente të bukura në jetë nëse shikoni tek ekrani i pajisjeve elektronike. Sot, për fat të keq, ne u lëmë në dorë ekraneve të diktojnë jetën tonë. Në fund të jetës ju nuk do të dëshironit të harxhonit më shumë kohë të kontrollonit email-in në telefonin tuaj. Shkëputuni rregullisht dhe jetoni jetën.

5.Mos reshtni kurrë së mësuari. Me shpejtësinë me të cilën teknologjitë po ndryshojnë sot, nëse reshtni së mësuari, do të mbeteni pas në harkun e pak viteve. Ju asnjëherë nuk do të pendoheni që keni investuar te mendja juaj duke mësuar diçka të re.

6.Ndryshoni. Hap pas hapi duke mësuar, nëse bëni vetëm atë që dini ose atë që dini të bëni më mirë, shumë shpejt mund të zbuloni se jeni të aftë vetëm në diçka. Duhet të jeni fleksibël dhe të interesuar në shumë gjëra të ndryshme, ndryshe ju mund të mbeteni të bllokuar në një punë që nuk ju pëlqen, interesi për të cilën mund të zbehet me kalimin e kohës.

7.Vetëm ju mund të ecni shpejt, por bashkë, ju mund të shkoni shumë më larg. Është e vërtetë: puna në grup mund ta shndërrojë një ëndërr në realitet. Shumë njerëz thonë se nuk ju pëlqen të punojnë në grup por aftësia për të bashkëpunuar është e rëndësishme nëse doni të keni sukses. Ideja e një solisti është një mit; çdo ide e madhe ka nevojë për një skuadër për ta realizuar.

8. Të shqetësoheni nuk ju shërben për asgjë. Ilaçi kundër frikës dhe ankthin është veprimi. Nëse po harxhoni kohë sepse keni frikë të ndiqni një ide apo të flisni rreth saj, apo nëse jeni i shqetësuar se çfarë do të mendojnë të tjerët për ju, ju nuk do t’i arrini objektivat tuaja. Nëse ju do të veproni përtej shqetësimit, ju do të kuptoni se jeni shqetësuar për asgjë.

9.Dështimi nuk është fundi. Nëse dorëzoheni kur dështoni, ju nuk do të mësoni kurrë asgjë. Në vend të kësaj, shiheni dështimin si një mundësi, si fillimi i një udhëtimi të ri. Nëse e bëni këtë, ju do të përpiqeni sërish dhe do të arrini suksesin në diçka tjetër.

10.Lumturia është një udhëtim, jo një destinacion. Shumë njerëz e shtyjnë për më vonë lumturinë e tyre: Mendojnë se “do të jem i lumtur kur ta fitoj vendin e ëndërruar të punës, kur do të bie në peshë, kur të jem në një lidhje etj., etj.”. Ne mund të zgjedhim të jemi të lumtur. Lumturia është një zakon dhe zgjedhje. Nuk ka rëndësi se cila është situata jonë.

*Bernard Marr

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Roman Abramoviç” në Presidencë
Previous article Vepra arti naziste në Parlamentin austriak,zbulohen pas 73 vitesh

anxheladoko

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT