• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
10 AKUZA PËR KRIME LUFTE/ Hashim Thaçi në Hagë: I MOHOJ dhe deklarohem i PAFAJSHËM
Home
Politikë

10 AKUZA PËR KRIME LUFTE/ Hashim Thaçi në Hagë: I MOHOJ dhe deklarohem i PAFAJSHËM

9 November, 2020 F.autor Politikë

Ditën e sotme ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është gjendur në Gjykatën Speciale të Hagës, ku po përballet me 10 akuza për krime lufte, si: Përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje dhe zhdukje, ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Sipas Prokurorisë Speciale këto vepra janë kryer në vende si: Llapashticë, Podujevë, Drenac, Malet e Berishës, Ferizaj, Gjilan, vende të tjera në Kaçanik, Malishevë, Novobërdë, Prizren, Suharekë, Jabllanicë, në vende të tjera të Kosovës dhe Shqipërinë Veriore.

I pyetur nga Gjykatësi special në lidhje me aktakuzë, Thaçi tha qartë dhe prerë se i duken të paqendrueshme, i mohon dhe vetëdeklarohet i pafajshëm.

Gjykatësi special: I keni lexuar dhe a i kuptoni akuzat?

Thaçi: I lexova, i kam kuptuar dhe i hedh poshtë të gjitha.

Gjykatësi special: Faleminderit z.Thaçi, po ju njoftoj të drejtat tuaja. Jeni i pavajshëm deri në vërtetimin e fajësisë, keni të drejtë për gjykim të drejtë dhe publik, keni të drejtë të njoftoheni në një gjuhë që e kuptoni për natyrën dhe arsyen e akuzave, keni të drejtën të keni kohë për përgatitjen e mbrojtjes suaj, keni të drejtën të gjykoheni brenda një kohe të arsyeshme dhe në praninë tuaj dhe të mbroheni përmes avokatit tuaj. Keni të drejtë të ndihmoheni nga një përkthyes, të mos detyroheni të dëshmoni kundër vetes ose të pranoni fajësinë. Keni të drejtë të heshtni dhe të mos gjykoheni me fajësi për heshtjen tuaj…

I dëgjuat të drejtat më të rëndësishme, i kuptoni?

Thaçi: Po

Gjykatësi special: Ku nuk mund të përfaqësoni veten sepse jeni i paraburgosur.

Avokati Hooper: E konfirmoj që përfaqësoj të akuzuarin

Gjykatësi special: Brenda 30 ditëve do të thirrjeni për të pranuar fajësinë ëpse të vetëdeklaroni të pafajshëm, keni pasur mundësi t’i diskutoni akuzat me avokatin, apo nëse jeni i gatshëm ta bëni sot vetëdeklarimin?

Thaçi: I nderuar gjykatës, akuza është e paqendrushme dhe deklarohem i pafajshëm plotësisht. Për të gjitha pikat e akuzës si të paqendrueshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËFEN PRAPASKENAT E MERKATOS/ Pjanic: Mund të kisha shkuar tek Inter dhe Bayern Munich, por...
Previous article AKORDI GATUSSO-NAPOLI/ Rinovimi po afron, trajneri heq klauzolat e "çmendura" të presidentit

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja Politikë

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara Politikë

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin Politikë

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT