Policia ka sekuestruar mesditën e sotme në port një shumë rekord mbi 2 milionë Euro brenda një makine tip ‘Toyota Yaris’. Shuma është gjetur e shpërndarë në valixhe, pjesët e gomës dhe pjesët e tjera të makinës. Fillimisht janë gjetur 500 mijë Euro, ndërsa më pas pjesa tjetër. Numërimi i shumës së sekuestruar vijon akoma, pasi mund të jetë më e madhe se ajo që është deklaruar deri tani.
Makina ishte blerë në Belgjikë, ndërsa kishte kaluar tranzit në Itali dhe sot e transportuar me kamion me traget ka mbërritur nga porti i Anconës në portin e Durrësit, ndërsa nuk kishte targa. Automjete të tilla pa targa janë të përcaktuara për t’u shitur, ndërsa nuk kalojnë as në skaner në vendin pritës.Por kontrolli i policisë së Durrësit ka ardhur pas informacioneve nga INTERPOL Roma për autoritetet shqiptare.
Kartëmonedhat janë me prerje 20-she, 50-she dhe 100-she Euro. Fillimisht nga autoritetet u dyshua se eurot janë false, por një informacion i tillë nuk rezultoi i vërtetë, ndërsa vijon numërimi i shumës së sekuestruar. Ndërkohë që policia po heton dokumentet e automjetit ku u gjetën Eurot për të përcaktuar vendin e origjinës.


