Në nisje të sezonit turistik, Policia Kufitare ka ushtruar kontrolle në vijën bregdetare në gjithë vendin. 9 mjete lundruese janë bllokuar në Vlorë e Durrës e Velipojë. Këto janë masat e para ndëshkuese që merren në nisje të sezonit turistik, me qëllim grantimin e sigurisë për të gjithë pushuesit.
5 mjete lundruese në Vlorë dhe në Durrës janë bllokuar për mungesë dokumentacioni, ndërsa pronarët janë gjobitur me nga 10.000 lekë të rinj secili.
Ndërkohë, 4 Jet Ski janë bllokuar në Vlorë, Durrës e Velipojë pasi drejtuesit e tyre kishin thyer kordonin e sigurisë në plazhe. 4 pronarët janë gjobitur me 20 000 lekë secili për mosrespektim të perimetrit të sigurisë.
Policia Kufitare apelon për pronarët dhe për përdoruesit e mjeteve lundruese, për respektimin e perimetrit të sigurisë së pushuesve në plazhe, për zbatim me korrektesë të kërkesave ligjore për daljen në det dhe për pajisjen me dokumentacionin përkatës.
Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare janë të angazhuara maksimalisht për të garantuar sigurinë në plazhe dhe në këtë kuadër, do të intensifikojnë kontrollet dhe monitorimin nga toka dhe në det, të të gjithë vijës bregdetare”, njofton policia.
Nga Ksamili në Velipojë janë kontrolluar 78 mjete lundruese, kryesisht Jet Ski, skafe dhe gomone.