• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZYSHA E ANGLISHTES NGA FIERI/ DETAJET: Dy makina të djegura brenda vitit, dyshimet e policisë (FOTOT)
Home
Breaking News

ZYSHA E ANGLISHTES NGA FIERI/ DETAJET: Dy makina të djegura brenda vitit, dyshimet e policisë (FOTOT)

17 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Tritol makinës së mësueses së anglishtes në Patos. Persona ende të paidentifikuar e kanë vendosur lëndën eksplozive në pjesën e përparme të automjetit, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Kjo është hera e dytë që mësueses së gjimnazit, Eriselda Agalliu, i dëmtohet makina, pasi edhe rreth 5 muaj më parë asaj iu dogj një tjetër automjet. Asokohe, ngjarja u mbyll si aksidentale për shkak të një shkëndije elektrike, por duket se kjo pistë bie për sa kohë që në harkun e pak muajve asaj i ndodh një tjetër ngjarje.

Sipas burimeve nga Policia, shpërthimi me lëndën eksplozive ndodhi rreth orës 01:30 të së hënës në lagjen “1 Maj” të qytetit të Patosit ku si pasojë e shpërthimit është djegur pjesërisht mjeti tip “Nissan”.

Pas hetimit paraprak të Policisë, e cila mbërriti në vend e sinjalizuar nga banorë e vetë pronarja e mjetit, rezultoi se makina është në pronë- si të Eriselda Agalliut, mësuese në shkollën “Zhani Ciko”. Sipas dëshmisë së dhënë prej saj, ajo ka qenë në gjumë bashkë me fëmijën e saj rreth 5 vjeç, kur papritmas është zgjuar nga shpërthimi i ndodhur. Nga veprimet e para në vendin e ngjarjes rezultoi se lënda shpërthyese ishte vendosur në pjesën e përparme të mjetit.

Makina “Nissan” ka qenë e parkuar në rrugën para bllokut të banesave ku jetonte edhe mësuesja e anglishtes në shkollën e Patosit. Deri më tani nuk ka ndonjë autor apo motiv të dyshuar, pasi gjatë marrjes së deklarimeve, Agalliu është shprehur se nuk di të ketë ndonjë konflikt as personal dhe as bashkëshorti i saj, i cili prej disa kohësh ndodhet në Amerikë.

 

“Nuk kam asnjë dyshim, sepse nuk kam konflikte me askënd. As më vjen ndër mend ndonjë emër konkret. Unë kaloj mirë me të gjithë dhe përpiqem të jap më të mirën time”, ka thënë ajo për Policinë.

 

Nga ana e saj, Policia thotë se po punon për të zbardhur ngjarjen dhe identifikuar autorët në disa pista. Sipas bluve, pista kryesore e dyshuar është ndonjë konflikt me nxënësit, ndonjë pakënaqësi që mund të ketë çuar në këtë akt hakmarrjeje.

Ndërkohë, Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa në pyetje po merren edhe persona që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen. Blutë nuk përjashtojnë as ndonjë konflikt të mundshëm të të shoqit, i cili, sipas të dhënave, është me profesion mësues, por së fundmi ka qenë pa punë.

Disa muaj më parë ai është larguar në Amerikë dhe siç mësohet po kryen procedurat e nevojshme për bashkimin familjar me të shoqen dhe djalin e tyre.

“Kjo ngjarje është e përsëritur pasi mësueses Eriselda Agalliu i është djegur edhe një makinë tjetër tip ‘Lancia’, 5 muaj më parë”, bënë të ditur burime nga grupi i hetimit. Policia tha në atë kohë se ishte një shkëndijë elektrike që e përfshiu në flakë automjetin, por rasti i djeshëm ka bërë që blutë t’i rikthehen edhe asaj ngjarjeje’ e cila ka dyshime të ketë lidhje me shpërthimin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kokainë nga Amerika e Jugut, goditet banda shqiptaro-italiane. Arrestohen 7 persona (EMRAT)
Previous article Nëse largohet nga Real Madrid, ky do të jetë klubi i ri i Casemiros

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR PRRENJAS-LIBRAZHD/ Guri u shkëput nga shpati i kodrës dhe i merr jetën 42-vjeçarit që lëvizte me makinë Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR PRRENJAS-LIBRAZHD/ Guri u shkëput nga shpati i kodrës dhe i merr jetën 42-vjeçarit që lëvizte me makinë

AKSIDENT I RËNDË PRANË PIKËS KUFITARE TË MORINËS/ Përplasen 6 makina, 7 të plagosur, mes tyre një grua shtatzënë dhe një fëmijë Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË PRANË PIKËS KUFITARE TË MORINËS/ Përplasen 6 makina, 7 të plagosur, mes tyre një grua shtatzënë dhe një fëmijë

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3 Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT