Ndihmës Sekretarja amerikane për Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, pas Kosovës pritet të zhvillojë dhe një vizitë në Tiranë, në kuadër të turit të saj në Ballkanin Perëndimor.
News 24 raporton se përveç takimeve me krerët e lartë të shtetit, Karen Donfried do të zhvillojë takim edhe me Kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, dhe deputeten Jorida Tabaku.
Kujtojmë se të hënën Donfried vizitoi Prishtinën, ku theksoi se Kosova duhet të marrë vendin që i takon në strukturat euro-atlantike. Ajo bëri gjithashtu thirrje për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë si rrugë për t’iu kundërvënë përpjekjeve të Rusisë për destabilizimin e Ballkanit.


