• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
ZYRTARIZOHET VENDIMI/ Keni të ardhura personale mbi 2 milionë lekë? Ja deri kur duhet të bëni deklarimin
Home
Ekonomi

ZYRTARIZOHET VENDIMI/ Keni të ardhura personale mbi 2 milionë lekë? Ja deri kur duhet të bëni deklarimin

25 April, 2020 Delo.autor Ekonomi

Fundi i prillit është afati i fundit zyrtar për të gjithë individët, të cilët bëjnë deklarimin online të të ardhurave të tyre personale, kur ato i kalojnë 2 milionë lekë (DIVA-Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave).

Por, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19, Ministria e Financave e ka shtyrë këtë afat për deklarimet e vitit 2019.

Sipas Aktit Normativ për Ligjin e të ardhurave, afati i ri, vetëm për të ardhurat e vitit 2019 është 31 korriku.

“Përjashtimisht nga parashikimet e neneve 13 dhe 13/6, të këtij ligji, dorëzimi i deklaratës vjetore individuale të të ardhurave të vitit 2019 në administratën tatimore dhe pagesa e detyrimit nëse rezulton, bëhet jo më vonë se data 31 korrik 2020.”, thuhet në Aktin Normativ, të publikuar sot.

Kush duhet të deklarojë të ardhurat

Sipas ligjit për tatimin mbi të ardhurat, çdo individ rezident në Republikën e Shqipërisë, i cili përfiton të ardhura me burim në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj, në shumën mbi 2,000,000 (dy milionë) lekë në vit, është i detyruar të paraqesë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave.

Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave është e detyrueshme të paraqitet gjithashtu edhe nga individët jo rezidentë, të cilët realizojnë të ardhura të tatueshme, me burim në Republikën e Shqipërisë, në shumën mbi 2,000,000 (dy milionë) lekë.

Individët janë të detyruar të deklarojnë të ardhurat e tatueshme si më poshtë :

-Të ardhura bruto nga paga apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit

-Të ardhurat bruto nga dividenti

-Të ardhurat bruto nga qiraja

-Fitimi kapital nga shitja e pasurisë së palujtshme në pronësi të deklaruesit

-Të ardhura bruto nga interesat bankare

-Fitimi kapital i krijuar nga investimet në tituj apo nga pasuri të palujtshme

-Shuma bruto të fituara nga lotaria apo lojëra të tjera të fatit.

-Të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pasuritë e tjera, që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike.

-Fitimi kapitali nga dhurimi.

-Të ardhura bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

-Të ardhura bruto të tjera të papërmendura më lart

Në vitin 2019 dorëzuan deklarata për të ardhurta mbi 2 milionë lekë të gjeneruar në 2018-n rreth 9 mijë persona, me rritje prej 13% në raport me vitin e mëparshëm, ndonëse në raport me totalin e të punësuarve në sektorin privat e shtetëror (rreth 650 mijë) numri është i papërfillshëm. Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIA LIKA QË U AKUZUA SI “AGJENT I ZBULIMIT GREK”/ Telegramet sekrete për Enverin: Janë solidarizuar partitë politike andej, parlamenti e Mitropoliti Sevastianos që…
Previous article KORONAVIRUSI/ Belgjika përgatitet për të rihapur shkollat dhe bizneset nga mesi i majit

Delo.autor

Postime të ngjashme

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton Ekonomi

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT