Zyrtarizohet kandidatura e parë për Kreprokuror të përkohshëm.
Ferdinand Elezi, me detyrë Prokuror i rrethit të Durrësit ka dorëzuar sot dosjen në Kuvend. Ai është kandidati i parë në garën e çelur nga Kuvendi për pasues të Adriatik Llallës. Aplikimet, për të dorëzuar dokumentet, do të qëndrojnë të hapura deri ditën e martë në orën 18:00.
Kandidatë të mundshëm në garë përfliten edhe Arta Marku, Besnik Muçi dhe Enrik Ligori.
Kujtojmë që pak ditë më parë, Elezi zhvilloi një takim me Kryeprokurorin në detyrë, Adriatik Llalla të cilit i ka mbaruar që në datën 7 dhjetor, ndërsa Kuvendi ka çelur garën për pasusin e tij. Kryeprokurori i ri që pritet të zgjidhet nga Kuvendi, do ketë mandat të përkohshëm deri në krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.


