Filloi dimri dhe rreshjet e para të dëborës ranë në Qarkun e Korçës në zonat malore mbi 1200 metër mbi nivelin e detit, të shoqëruara edhe me erë e temperatura të ulta.
Burimet për alpenews.al bëjnë me dije se më shumë dëborë ka rënë në segmentin rrugor të Dardhës.
Nga kompanitë e mirëmajtjes dimërore gjatë natës u punua për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve në mënyrë që të mos ketë vështirësi në kalueshmërinë e automjeteve.
Burimet nga Policia e Qarkullimit Rrugor dhe pushtetit lokal konfirmojnë se qarkullimi i mjeteve në rrugët e prekura nga dëbora e parë e këtij dimir, vijon normalisht dhe nuk ka probleme.