• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZYRTARE/ Ursula von der Leyen, e para grua në krye të Komisionit Europian
Home
Nderkombetare

ZYRTARE/ Ursula von der Leyen, e para grua në krye të Komisionit Europian

16 July, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Për herë të parë në historinë e Bashkimit Europian, një grua është në drejtim të Komisionit. Ursula von der Leyen. pro-evropiane e thekur që ëndërron Shtetet e Bashkuara të Europës, trashëgimtarja e Jean-Claude Juncker, është fryt i një kompromisi të pranuar nga Franca dhe të mbështetur nga 28 vendet anëtare të BE-së.

Ajo siguroi mbështetjen e më shumë se gjysmës së anëtarëve të Parlamentit Evropian të martën mbrëma.

“Është një përgjegjësi e madhe dhe puna ime fillon tani”, tha zonja von der Leyen në një fjalim menjëherë pas votimit. “Le të punojmë sëbashku në mënyrë konstruktive.”

Ajo u konfirmua me një diferencë prej 383 vota në 327. Ajo kishte nevojë për 374 deputetë për ta mbështetur atë nga 747 ligjvënësit në total.

Von der Leyen, karrierën politike e nisi në vitin 2001, me një detyrë zyrtare në rajonin e Hannoverit. Dy vite më pas u zgjodh deputete dhe u ngarkua me postin e Ministres së Punëve Sociale. Në 2005 drejtoi Ministrinë e Familjes me vendim të kancelares Angela Merkel. 4 vite më pas kaloi tek Ministria e Punës dhe Punëve Sociale dhe në 2013-ën u bë gruaja e parë në drejtim të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ursula është ministrja e vetme që ka qenë e pranishme në të gjitha ekzekutivet e Merkel nga viti 2005 deri në 2019-ën. Ideja e saj për BE-në është shumë e thjeshtë: mbështet zgjerimin, politikat pro mjedisit dhe emigracionit, por edhe sigurinë. Gjithashtu kundërshton largimin pa ujdi të Britanisë nga Unioni pasi e konsideron skenarin më të keq të mundshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJIDHET PRESIDENTE E KE/ Soreca mesazh urimi për Ursula Von Der Leyen
Previous article ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT/ KQZ shqyrton shpërdarjen e mandateve për disa këshilla bashkiakë

F.autor

Postime të ngjashme

MEMORANDIUMI I MIRËKUPTIMIT MES SHBA DHE IRANIT/ Anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër Botë

MEMORANDIUMI I MIRËKUPTIMIT MES SHBA DHE IRANIT/ Anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër

ANALIZA e BBC: Marrëveshja mes Iranit dhe SHBA-së, goditje për Netanyahun Botë

ANALIZA e BBC: Marrëveshja mes Iranit dhe SHBA-së, goditje për Netanyahun

"MARRËVESHJA NUK ËSHTË TREMUJORE"/ Trump: Nuk doja të shihja një katastrofë ekonomike për shkak të luftës Botë

"MARRËVESHJA NUK ËSHTË TREMUJORE"/ Trump: Nuk doja të shihja një katastrofë ekonomike për shkak të luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT