• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZYRTARE/ Shkaku i vdekjes së Adelajdes, përcaktohet përpara ceremonisë mortore
Home
Breaking News

ZYRTARE/ Shkaku i vdekjes së Adelajdes, përcaktohet përpara ceremonisë mortore

29 October, 2017 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ekspertët mjeko- ligjor që kanë këqyrur sot trupin e pajetë të gazetares Adelajda Xhamani, nuk arritën që të konkludonin brenda ditës së sotme, rreth shkakur apo shkaqeve zyrtare që mund të kenë cuar në largimin e saj të parakohshëm nga jeta. Kjo për shkak të veprimeve që ato vazhdojnë të kryejnë, por me siguri, edhe për shkak të së dielës që është një ditë pushimi dhe numri i ekspertëve është më i vogël se gjatë ditëve të tjera të javës.

Megjithatë, një burim pranë mjekësisë ligjore, i tha Alpenews.al se vetëm nesër, përpara ceremonisë së varrimit të Adeljadës, që do të zhvillohet në orën 14.00 në qytetin e Kavajës, do të dalë edhe konkluzioni i tyre zyrtar. Ekspertët ishin sot  në banesën e 31 vjecares, në zonën e Thesarit pranë periferisë lindore të Tiranës që njohet si zona e Freskut, ku bënë këqyrjen e trupit dhe ku kanë marrë edhe kampionët me materialin gjenetik të domososhëm për nxjerrjen e konkluzioneve të sakta shkencore.

Nga ana tjetër, ekspertë të antikrimit nga Komisiariati Nr. 4 i Policisë së Tiranës, që mbulon zonën e banimit të Xhamanit, në prani edhe të një familjari të saj, djali i tezes, i ardhur enkas nga Kavaja për të qenë i pranishëm, zhvilluan kontrollin e banesës. Nga një burim zyrtar, mësohet se gjatë këtij kontrolli, policia ka dalë në konkluzionin se brenda në banesë nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, që mund të ketë ndikuar së jashtmi, në rrethanat e ngjarjes.

Fillimisht mediat raportuan se shkaku i vdekjes së gazetares së njohur, mund të ketë qenë arresti kardiak. Më pas u tha epilepsia, gjë që u hodh poshtë. Ndërkohë që një variant tjetër që ka qarkualluar në media, i gërsheton të dy këto faktorë, duke raportuar se vdekja mund të ketë ardhur për shkak të epilepsisë që mund të ketë cuar në arrestin kardiak, që mund të ketë rezultuar fatale për jetën e Adelajdës.

Megjithatë, asgjë nuk është zyrtare, për aq kohë sa fjalën përfundimtare për këtë e thonë vetëm mjekët ligjorë, të cilët mësohet se do të dalin me një njoftim zyrtar, nesër (të hënën, 30 tetor 2017) duke mundësuar edhe lëshimin e certifikatës përkatëse që lejon formalitetet e ceromonialit të lamtumirës për Adelajdën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Xhesika Ndoja shtatzënë?!
Previous article Arjan Çani edhe në Top Channel

Redaktor1

Postime të ngjashme

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

"ZVËRNECI"/ Qytetarët protestojnë sërish para Kryeministrisë Aktualitet

"ZVËRNECI"/ Qytetarët protestojnë sërish para Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT