• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZYRTARE/  Prokuroria e Katanias: Grupi i Habilajve trafikoi 20 milionë euro drogë e armë
Home
Aktualitet
Drejtësi

ZYRTARE/ Prokuroria e Katanias: Grupi i Habilajve trafikoi 20 milionë euro drogë e armë

31 October, 2017 Redaktor2 Breaking News, Drejtësi

Prokuroria e Catanias ka zbuluar detaje të tjera për grupin e trafikut të drogës dhe armëve që drejtohej nga shqiptarët Habilaj. Ndër të tjera në njoftimin e sotëm, prokuroria italiane thotë se grupi kishte në kontroll trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali dhe se kishte një aktivitet kriminal me xhiro 20 mln euro. Sot, policia e Vlorës ka sekuestruar biznese e apartamente të vëllezërve Moisi dhe Florjan Habilaj, të cilat dyshohet se janë krijuar me veprimtari kriminale.

HETIMET
Për hetimin e kësaj prokurorie, në kuadër të operacionit të njohur si “Rosa dei Venti” që solli në ekzekutimin e një mase arresti të Gjykatës së Catanias për 11 persona, pjesë e një organizate kriminale italo-shqiptare të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe të armëve, efektivët e Guardia di Finanza në Komandën Rajonale të Catanias kanë mbërritur para pak ditësh me mision në Tiranë, Shqipëri.

Oficerët e Njësisë së Policisë Gjyqësore të Catanias, me ndihmën e kolegëve të Shërbimit Ndërkombëtar të Policisë në Departamentin e Sigurisë Publike-Interpol, Komandës së Përgjithshme të Guardia di Finanza dhe Drejtorinë Qendrore të Shërbimeve Antidrogë kanë dorëzuar aktet e referuara, procedimin penal Prokurorisë së Përgjithshme shqiptare dhe kanë marrë pjesë në arrestimin e një prej 4 shqiptarëve që nuk u kap në territorin italian por që ishte në kërkim me një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata e Catanias me kërkesë të Prokurorisë.

Bëhet fjalë për Nezar Seitin, (lindur në Shqipëri në 30/03/1977) në rolin e tij si përgjegjës transporti dhe përgjegjës për shkarkimet në Itali të lëndës narkotike, në organizatën e përfaqësuar nga Moisi Habilaj, (dlt.1978) koka e këtij trafiku, e nga bashkëpunëtorët e tij, Maridian Sulaj e Fatmir Minaj, (dlt.1962), tashmë të arrestuar në 14 tetor në Ragusa.

Në lidhje me Nezar Seitin dhe arrestimet e tjera të shtetasve shqiptarë, nga hetimet e bëra nga policia e Tiranës është zbuluar në ngarkim të grupit kriminal ndërkombëtar, një tjetër ngarkesë marijuane që do të trafikohej nga Shqipëria në Itali me rreth 4 ton, e sekuestruar në vend falë edhe shkëmbimit të informacionit të realizuar mes autoriteteve gjyqësore të dy vendeve, raporton BalkanWeb.

Kujtojmë se organizata italo-shqiptare në vitet e fundit kishte arritur të transportonte në Itali nga brigjet shqiptare më shumë se 3 ton e gjysmë marijuanë e cila në disa raste është sekuestruar pas hetimeve të gjata dhe komplekse.

Banda, e cila dispononte edhe armë dhe municione, pasi i janë sekuestruar automatikë tip kallashnikov dhe qindra municione, kishte marrë kontrollin e importit nga Shqipëria të sasive të mëdha të drogës, të llojit marijuanë që më pas përdorej për të mbushur sheshet në Catania dhe në provincat e Ragusës e Siracusës, duke realizuar një xhiro prej më shumë se 20 milionë eurosh.

Bashkëpunimi ndërkombëtar mes autoriteteve gjyqësore, i favorizuar nga operacionet e stafit të Interpol, të DCSA dhe të Komandës së Përgjithshme të Guardia di Finanza, ka bërë të mundur kështu të mbyllen me sukses ekzekutimet e masave të arrestit të dhëna nga Gjykata e Catanias.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pamjet e para të Samsung Galaxy S9 dhe S9+ (Foto)
Previous article Duhani dhe efektet e tij

Redaktor2

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit Aktualitet

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT