Kisha Ortodokse Shqiptare ka bërë të ditur se është zyrtarizuar vizita e Patriarkut të Moskës dhe të Gjithë Rusive, Kirillit, në Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Nëpërmjet një postim i në faqen zyrtare Kisha Ortodokse bën me dije të gjithë axhendën e kësaj vizite.
Kjo vizitë e parë paqësore dhe historike ka një rëndësi të veçantë, pasi të dyja Kishat kanë përjetuar një persekutim të egër komunisto-ateist.
Mesohet se Kirill do të takohet edhe me presidentin Ilir Meta, por edhe zyrtarë të tjerë, të lartë shtetërorë. “Këtë herë ai do të vizitojë kishën martirike të Shqipërisë, e cila vuajti shumë në shekullin e 20 dhe praktikisht u shkatërrua”, thuhet në deklaratën për shtyp të Kishës Orthodokse Ruse.
Axhenda e plotë


