Jane vetem shtate prokurore dhe gjyqtare si dhe ndonje subjekt tjeter, qe i shpetojne ligjit per vettingun. Interesimi per kete erdhi, pasi aktin e terheqjes se ish Kryeprokurorit Adriatik Llalla nga e drejta per te qendruar ne sistemin e drejtesise duke u bere gjyqtar ne Apel, (sipas ligjit per Prokurorine) e kane interpretuar edhe si hap qe e shpeton ate edhe nga procesi i vetingut.
Me sa eshte sqaruar nga ekspertet kjo gje NUK eshte e mundur ne asnje rast dhe rrethane, per rrjedhoje edhe Llalla do ti nenshtrohet perfundimeve te nje procesi qe pritet ti beje zyrtare te dhenat edhe per ish Kryeprokurorin, brenda ketij muaji.
Shkak per kete eshte bere zbatimi nga ana e tyre e nenit 56 te ketij ligji i cili percakton se kushdo qe kerkon ti shpetoje procesit te kontrollit dhe te verfikimit, e ka kete shans dhe mundesi, vetem brenda tre muajve nga momenti i hyrjes ne fuqi te ligjit. Ky afat ka skaduar mars 2017, pra plot nje vit me pare.
Ata persona, subjekt i ligjit per vettingun duhet ta paraqisnin me shkrim aktin e doreheqjes, Presidentit te Republikes, i cili duhet ta shpallte kete, me webpage-n zyrtare te kreut te shtetit ne internet.
Referuar kesaj, burimet nga institucioni i Vettingut i thane Alpenews.al se kete kusht te ligjit e kane plotesuar personat e meposhtem:
1.- Sulejman Tola, prokuror, Prokuroria e rrethit Kruje. Dorezuar kerkesen me 26 janar 2017.
2.- Ilir Çeliku, gjyqtar, Gjykata e Apelit Vlore. Dorezuar kerkesen me 30 janar 2017.
3.- Mirela Fana, Gjyqtare, Gjykata e Larte. Dorezuar kerkesen me 31 janar 2017.
4.- Ilir Pashaj, gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqesor, Elbasan. Dorezuar kerkesen me 1 shkurt 2017.
5.- Eritan Shehu, keshilltar ligjor, Gjykata e Larte. Dorezuar kerkesen me 29 mars 2017.
6.- Adnand Berdica, keshilltar ligjor, Gjykata e Larte. Dorezuar kerkesen me 29 mars 2017.
7.- Etleva Sherifi, Ndihmese Ligjore, Gjykata e Larte. Dorezuar kerkesen me 31 mars 2017.
Vetem keta persona qe e kane dorezuar brenda afatit ligjor kerkesen per tu terhequr me vullnetin e tyre te lire nga sistemi i drejtesise, gezojne te drejten per te mos iu nenshtruar procesit te vettingut.
Pergatiti Alpenews.al


