Shefi i diplomacisë helene Nikos Kotzias nuk do të jetë në Tiranë gjatë kësaj jave siç ishte paralajmëruar më parë nga mediat e Athinës.
Lajmi ishte njoftuar si pjesë e njëturi ballkanik të ministrit të Jashtëm grek, që do përfshinte sipas tyre, Tiranën, Shkupin dhe Prishtinën.
Burimet thanë se Kotzias nuk do të jetë në Tiranë për vizitën e përfolur, as gjatë kësaj jave, e madje as gjatë gjithë muajit Prill.
Kjo të lë të kuptosh se negociatorët e të dy palëve që kanë marë plotfuqishmërinë për të zgjidhur problemet e prapambetura mes dy vendeve tona, sidomos çështjen e shumpërfolur të kufirit detar Shqipëri- Greqi, duhet të jenë ende shumë larg një dakordësie të përbashkët.
Edhe Kryeministri Cipras që ishte njoftuar për vizitën gjatë fundjavës së Pashkëve Ortodokse që sapo kaloi, nuk erdhi në Korçë ku pritej që të kalonte festën me homologun shqiptar Edi Rama.
Turin ballkanik të Kotzias e kanë rrëzuar jo vetëm njoftimet nga Tirana por edhe nga Prishtina që thanë se ai nuk do të shkojë për vizitë në kryeqytetin kosovar.
I vetmi që ka konfirmuar për enjten e kësaj jave, më 12 prill se Kotzias do të jetë në Shkup, ka qenë kryeministri Maqedon Zaev. Me sa duket negociatat për emrin e ri të Maqeodnisë duhet të jenë në një fazë interesante.
Përgatiti: Alpenews.al


