• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZYRTARE/ KE rekomandon hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian
Home
Shqipëri

ZYRTARE/ KE rekomandon hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian

17 April, 2018 F.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Komisioni Europian ka rekomanduar sot hapjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë. Ne nje deklarate se bashku me eurokomisionerin Hahn, Federica Mogherini ka dhene lajmin e mire nga Brukseli.

“Sot komisioni rekomandon celjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë”-tha ajo.

Raporti i progresit do t’i dorëzohet Kryeministrit Rama nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe zv.presidente e Komisionit Europian, Federica Mogherini, të mërkurën, ku do të mbahet dhe një konferencë e përbashkët për shtyp.

Pas vlerësimit të 5 prioriteteve kryesore të vendosura nga Komisioni Europian, në vëmendje nga Brukseli do të jetë mbarëvajtja e Reformës në Drejtësi, e veçanërisht procesi i vetingut. Sipas EUObserver, raporti prej 37 faqesh i progresit që ka bërë Shqipëria në këtë një vit e gjysmë, pasi për vitin 2017 nuk pati raport, thuhet se është bërë përparim në pesë prioritetet kyçe.

“Duke marrë parasysh progresin e bërë, Komisioni rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë për të ruajtur dhe thelluar ritmin e reformave në fushën e sundimit të ligjit, sidomos rreth pesë prioriteteve kyçe dhe rezultateve konkrete gjatë vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, që do të jetë vendimtare për progresin e mëtejshëm”, thotë raporti i Komisionit.

Në raport vlerësohet ecuria në Reformën në Drejtësi dhe aty reflektohen të gjitha zhvillimet kryesore, që nga nisja e procesit të vetingut. Komisioni përmend dorëheqjen e 15 gjyqtarëve dhe prokurorëve të profilit të lartë, mes të cilëve ishte edhe një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese dhe ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla.

Sipas Komisionit, reforma në administratën publike për rritjen e profesionalizimit, efikasitetit dhe sidomos depolitizimit të saj ka ecur me hapa të kënaqshëm.

Duke u ndalur te korrupsioni dhe krimi i organizuar, përfshirë këtu edhe kultivimin dhe trafikun e lëndëve narkotike, Komisioni vëren se gjatë kësaj periudhe janë bërë përpjekje, por thotë se duhet më shumë punë për çmontimin e grupeve kriminale, ndëshkimin e krerëve të këtyre grupeve dhe pastrimin e parave.

“Përgjithësisht ka pasur një progres gjatë kësaj periudhe, sidomos në luftën kundër kultivimit të kanabisit (2017).

Shqipëria duhet të përshkallëzojë punën në konfiskimin e pasurive kriminale dhe të vazhdojë me sekuestrimin dhe shkatërrimin e të gjithë hashashit të mbetur stok në vend.

Bashkëpunimi mes Policisë dhe Prokurorisë ka vend për përmirësim dhe ka pasur pak progres në çmontimin e grupeve kriminale, numri i të dënuarve si koka të grupeve kriminale vazhdon të jetë shumë i ulët.

Më shumë përpjekje nevojiten në luftën kundër pastrimit të parave, për goditjen e aseteve kriminale dhe të pasurive të pajustifikuara”, thuhet më tej në raport. Edhe sa i takon luftës kundër korrupsionit, Komisioni njeh pak përparësi.

“Progres domethënës u krye me amendimet e Kodit të Procedurës Penale. Një zinxhir organizmash antikorrupsion, përfshirë edhe një prokuror të posaçëm pritet të ngrihen. Numri i të dënuarve mes zyrtarëve të nivelit të ulët dhe të mesëm u rrit në krahasim me periudhat e mëparshme. Ndëshkimi i korrupsionit në rangun e zyrtarëve të lartë ndodhi përgjithësisht në sistemin e drejtësisë, megjithatë, numri i të dënuarve mbetet mjaft i ulët. Korrupsioni mbetet prevalues në shumë fusha dhe vazhdon të jetë një problem serioz”, vëren KE.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pasi i dha divorcin Blerimit, Erjona Sulejmani fotografohet në krahët e ish-banorit të BB (FOTO)
Previous article TELASHET për Facebook nuk paskan të sosur! Ja çfarë po ndodh tani me rrjetin social

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIONI PËR "CALL CENTERAT"/ Arrestohet në Dhërmi Granit Penikaj! Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar Aktualitet

AKSIONI PËR "CALL CENTERAT"/ Arrestohet në Dhërmi Granit Penikaj! Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar

DETAJET E PARA/ Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim Aktualitet

DETAJET E PARA/ Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës Politikë

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT