• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Zyrtare/ Avokati i Donald Trump nën hetim nga FBI-ja, ç’po ndodh në Shtëpinë e Bardhë
Home
Nderkombetare

Zyrtare/ Avokati i Donald Trump nën hetim nga FBI-ja, ç’po ndodh në Shtëpinë e Bardhë

13 April, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Michael Cohen, avokati personal i Presidentit Donald Trump, është “nën hetime penale”, ka konfirmuar sot Departamenti i Drejtësisë.

Në përgjigje të mocionit të Cohen për të ndalur provat e mbledhura në bastisjet e së hënës në shtëpinë dhe zyrën e tij, avokati amerikan në Nju Jork pohoi se bastisjet ishin të autorizuara nga një gjykatës federal për të kërkuar dëshmi të sjelljes “për të cilën Cohen është nën hetime penale”, siç raportoN CNN.

Ndërkohë anëtarë të Kongresit nga të dyja partitë po bëjnë përpjekje për të mbrojtur nga shkarkimi prokurorin special Robert Mueller. Zoti Mueller drejton procesin hetimor lidhur me rolin e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të 2016. Në Uashington po shtohet shqetësimi mbi të ardhmen e tij, pasi presidenti shprehu kritika të forta për bastisjen që urdhëroi këtë javë prokurori special Mueller tek zyra dhe banesa e avokatit të tij personal, Michael Cohen.

Presidenti Trump sulmoi hetimet mbi Rusinë, pasi FBI-ja bastisi shtëpinë, zyrën dhe dhomën e hotelit të avokatit të tij personal, Michael Cohen:

“Është e turpshme, vërtetë e turpshme. Është sulm ndaj vendit tonë në kuptimin e plotë të fjalës; sulm ndaj parimeve që mbrojmë”.

Siç njoftohet, hetuesit po analizojnë se çfarë roli ka luajtur avokati i presidentit në pagesat që morën dy gra, aktorja e filmave pornografikë, Stormy Daniels dhe modelja e revistës erotike Playboy, Karen McDougal, të cilat kanë thënë se kanë pasur marrëdhënie intime me zotin Trump para se ai të bëhej president.

100774487_gettyimages-849541212

Ekspertët e FBI sekuestruan biseda midis Cohen dhe klientëve të tij, tha avokati i që ka marrë Cohen në një deklaratë pas bastisjes së zyrave.

Gjithashtu janë sekuestruar edhe dokumente që kanë lidhje me një pagesë për një aktore pornografike që ka deklaruar se do flasë për raportin e saj intim me Trump, thonë mediat amerikane.

“Sot Zyra e Prokurorit të Shtetit të Nju Jorkut ka ekzekutuar një sërë urdhërash kontrolli dhe ka konfiskuar komuniket midis klientit tim Michael Cohen dhe klientëve të tij”, tha avokati i z. Cohen, Stephen M Ryan në një deklaratë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Keni euro dhe dollarë për të "thyer"? Ja çfarë po ndodh në tregun valutor (TABELA)
Previous article Bëri seks me burrin e panjohur dhe u tall me madhësinë e penisit të tij, gruas i ndodh tragjedia

F.autor

Postime të ngjashme

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës Botë

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë Botë

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT