Zv.Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, duke komentuar kapjen e sasisë rekord të kokainës nga agjencitë ligjzbatuese shqiptare, sqaroi edhe nje here se ky operacion eshte bere vetem nga agjencite shqiptare, por me partneret e huaj eshte nisur bashkepunimi pas kapjes se droges, per te shkembyer informacion ne lidhje me anetaret e ketij grupi qe trafikon droge, qe sipas Lamallarit, jane identifikuar dhe po mbahen ne vezhgim.
Si u be sinjalizimi per drogen?
Persona për të cilët ka informacion për veprimtari të mëparshme kriminale apo ka dyshime se janë të përfshirë ne veprimtari te paligjshme, janë në monitorim. Ishte kjo vëmendje, mbikqyrja e tyre e vazhdueshme.
Ka pasur një hetim paraprak?
Kurrsesi s’mund të ishte rastësore, kishte informacione për anëtarët e grupit, disa prej tyre kanë edhe precedentë të mëparshem penalë në vende të tejra.
Ka pasur bashkepunim me partnerët ndërkombetare?
Janë vënë në dijeni dhe jemi në bashkëpunim intensiv për shkëmbim informacionesh pas sekuestrimtit të kokainës.
Ku do shkonte kjo sasi droge?
Edhe pse mbetet për t’u provuar nga hetimet që vazhdojnë, është e logjikshme që tregu i konsumatoreve brenda vendit është i papërfillshem me sasinë e kapur ditët e fundit.
A kishin garanci keta trafikante nga politikane shqiptare?
Nese do kishte garanci nga autoritetet politike, s’do ishin kapur po do iknin.
ERTV Intervista🎤: Zv.Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, komenton kapjen e djeshme të sasisë rekord të kokainës nga agjencitë ligjzbatuese shqiptare (për të cilën Policia e Shtetit dhe Dogana Shqiptare janë përgëzuar nga BE, SHBA, Agjencia Amerikane Antidrogë dhe Antimafia Italiane e me radhë, por jo nga opozita e këtij vendi…)
Posted by Edi Rama on Donnerstag, 1. März 2018


