Zvicra është skuadra e radhës që ka siguruar kualifikimin në Kupën e Botës “Rusia 2018”.
Zvicra ka barazuar 0:0 me Irlandën Veriore në ndeshjen e kthimit në “St. Jakob Park” në Basel, por ka siguruar kualifikimin në Botërorin “Rusia 2018” falë triumfit 1:0 në ndeshjen e parë në udhëtim.
Këtë ndeshje nga minuta e parë e nisën Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Blerim Xhemaili, që bënë paraqitje të kënaqshme.